Qeveria e Islandës ka shpallur gjendjen e emergjencës në vend pas shpërthimit të fundit të vullkanit në gadishullin Reykjanes. Shpallja e gjendjes së emergjencës është niveli më i lartë në vend që sinjalizon kërcënimet për jetën e njerëzve, pronave dhe mjedisit.
Nga shpërthimi vullkanik janë dëmtuar edhe muret mbrojtëse të vendosura në qytetin Grindavik duke bërë që me qindra banesa të digjen dhe dëmtohen dhe me mijëra banorë të evakuohen.
Qeveria e Islandës do të mblidhet më 15 janar për të marrë masat lidhur me strehimin e banorëve të evakuuar dhe përballimin e situatës që është krijuar në vend.
Presidenti i Islandës Gudni Johannesson e cilësoi situatën të paparashikuar, ndërsa u bëri thirrje njerëzve të ndihmojnë njëri-tjetrin.
“Komunitetet të qëndrojnë së bashku dhe të kenë dhembshuri për ata që nuk mund të jenë në shtëpitë e tyre. Shpresoj që situata do të qetësohet, por çdo gjë mund të ndodhë”, tha Johannesson.
Edhe kryeministrja islandeze Katrín Jakobsdóttir tha se banorët e prekur nuk do të braktisen në këtë situatë të vështirë.
“Sot është një ditë e zezë për Grindavik dhe sot është një ditë e zezë për të gjithë Islandën, por dielli do të lindë përsëri. Së bashku do të përballemi me këtë tronditje dhe çfarëdo që të ndodhë. Mendimet dhe lutjet tona janë me ju”, u shpreh ajo.
Shpërthimi i 14 janarit 2024 është i pesti që ka ndodhur përgjatë gadishullit Reykjanes që nga viti 2021. Islanda ndodhet mbi atë që njihet si Ridge Mid-Atlantic, kufiri midis pllakave tektonike Euroaziatike dhe Amerikës së Veriut dhe ka 33 sisteme vullkanike aktive./ BBC
Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…
Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…
Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…
Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…
17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës. Neuropsikiatri…
Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…
This website uses cookies.