Kryeministri i Serbisë, Millosh Vucevic ka këmbëngulur në nevojën e një hetimi ndërkombëtar lidhur me shpërthimin në kanalinin Ibar-Lepenac. Në një intervistë për mediat serbe, ai i konsideroi deklaratat e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti si të tepruara.
“Serbia është e interesuar në mënyrë jetike, nëse mund ta formuloj në këtë mënyrë, për të përcaktuar saktësisht se çfarë ndodhi në Zubin Potok, pasi ne jemi absolutisht të sigurt se asnjë nga serbët apo Serbia nuk ka të bëjë me të dhe se është një mashtrim që duhet të tregojë se Kurti është viktimë, pra ai po përpiqet ta tërheqë Serbinë në një konflikt përsëri“, deklaroi ai.
Ai shtoi se Beogradi është gati të bisedojë me Prishtinën dhe të kërkojë një kompromis, por theksoi edhe njëherë qëndrimin e Serbisë se njohja e Kosovës është “e pamundur”.
“Unë mendoj se kompromisi është një fjalë e mirë dhe se është i nevojshëm si për popullin serb ashtu edhe për atë shqiptar. Por kompromisi nuk do të thotë se Serbia do të kapitullojë. Kompromisi nuk është se ne japim gjithçka dhe nuk marrim asgjë. Është e pamundur që Serbia të njohë atë që ata e quajnë Kosovë”, deklaroi ai.
Shpërthimi u regjistrua mbrëmjen e 29 nëntorit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, ku për pasojë u dënua kanali i ujit i Ibër-Lepencit, nga ku furnizohen me ujë disa qytete të vendit, si dhe Korporata Energjetike e Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj. Autoritetet e Kosovës kanë deklaruar se pas këtij sulmi qëndron Serbia, ndërsa Beogradi e ka mohuar diçka të tillë.
Në territorin ku është zhvilluar aksioni kanë mbetur inertet nga shembja e objekteve. Ato zënë…
Pas publikimit të listës së Kombëtares, me emrat e grumbulluar për dy sfidat ndaj Anglisë…
Salla e Koncerteve në Shkollën Artistike “Prenkë Jakova” çeli dyert për koncertin e Grand Duo-s…
I ashtuquajturi turizmi i lindjeve nuk po ndodh vetëm brenda Shteteve të Bashkuara. Nënat shtatzëna…
Shkrimtari dhe krijuesi lezhjan Ndue Dragusha është vlerësuar në Itali me çmimin special ndërkombëtar të…
Sot, në Ditën Botërore të Konsumatorit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural riafirmon angazhimin e…
This website uses cookies.