Categories: LajmeRajoni

Shpërthimi në liqenin e Ujmanit, identifikohet i dyshuari. Kurti; S’u leverdis normaliteti

Policia e Kosovës ka njoftuar se është në gjurmët e autorit të dyshuar për shpërthimin e fortë që ndodhi të dielën afër liqenit të Ujmanit, te “Tuneli i pestë”.

Një banesë në Zubin-Potok u bastis në orët e mbrëmjes nga Policia, ku mes të tjerash u sekuestruan 3 radiomarrëse dhe një veturë.

Personi i dyshuar për ngjarjen nuk u gjet aty gjatë operacionit dhe vazhdon të jetë në arrati.

“Serbisë dhe qarqeve të caktuara mike me të, nuk iu leverdis normaliteti i krijuar në atë pjesë të vendit tonë. Duke e humbur ndikimin në këtë zonë, nervozizmi u bëhet agresivitet. Edhe grupe të ndryshme kriminale, pak a shumë të lidhur me të, kanë humbur mundësinë për përfitime enorme çfarë i patën për më shumë se dy dekada që nga çlirimi i Kosovës,” reagoi edhe kryeministri Albin Kurti.

Shpërthimi i së dielës dëmtoi dy automjete, njëra me targa vendore dhe tjetra me targa amerikane, por nuk pati lëndime në njerëz.

Liqeni i Ujmanit frekuentohet më shpesh gjatë verës nga vizitorët e shumtë, të cilët e shfrytëzojnë atë edhe për të notuar në ditët e nxehta. /Lajmi, Albin Kurti

RTSH Shkodra

Recent Posts

Regjistrimi i mjeteve të reja të transportit, 50 % më shumë automjete elektrike vetëm në janar 2025

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…

11 hours ago

NBA, Golden Stejti në histori, bëhet e pesta skuadër me 3000 fitore në sezonin e rregullt

Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…

11 hours ago

Trump përzgjedh gazetarët/ Shtëpia e Bardhë përcakton listën e mediave që ndjekin fjalimet e presidentit

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…

11 hours ago

Deklarata e Trump për mineralet, Zelensky: Asnjë garanci sigurie në marrëveshjen fillestare

Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…

11 hours ago

Sejko takon drejtorin e FMN, prezanton programin e financimit për bujqësinë

Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…

11 hours ago

Spiropali pret Komisionin e Harmonizimit me BE, vlerëson raportet me Turqinë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…

11 hours ago

This website uses cookies.