Shpërthimi në Nagorno-Karabak, mbi 200 persona të plagosur

d49148a132aa46fcb81f364a93c94a96

d49148a132aa46fcb81f364a93c94a96

Më shumë se 200 persona kanë mbetur të plagosur nga një shpërthim i fuqishëm në rajonin e Nagorno-Karabakut, nga ku armenët po ikin pas futjes së ushtrisë azerbajxhanase.

Shpërthimi ndodhi mbrëmjen e së hënës (25 shtator) në një cisternë karburanti afër kryeqytetit Stepanakert dhe shkaqet nuk janë bërë të ditura.

Gjatë kësaj kohe, qindra banorë po tentonin të merrnin karburant për t’u larguar nga rajoni.

Shumica e viktimave janë në gjendje të rëndë ose jashtëzakonisht rëndë,” informoi ombudsmani i të drejtave të njeriut për zonën.

Ushtria e Azerbajxhanit javën e kaluar zhvilloi një operacion blic 24-orësh duke detyruar separatistët armenë të Nagorno-Karabakut që të dorëzohen dhe të nisin bisedimet për t’u riintegruar brenda Azerbajxhanit, duke i dhënë fund pushtetit prej tridhjetë vjetësh të armenëve në rajon.

Përplasjet mes palëve ende vijojnë dhe Azerbajxhani njoftoi një ditë më parë se dy ushtarët nga radhët e tij u vranë si pasojë e shpërthimit të një mine teksa lëviznin me kamion.

Armëpushimi i fundit u arrit në marrëveshje me forcat paqeruajtëse të Rusisë, të cilët patrullojnë në rajon që nga viti 2020, kur u rindezën konfliktet e armatosura mes grupeve.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.