d49148a132aa46fcb81f364a93c94a96
Më shumë se 200 persona kanë mbetur të plagosur nga një shpërthim i fuqishëm në rajonin e Nagorno-Karabakut, nga ku armenët po ikin pas futjes së ushtrisë azerbajxhanase.
Shpërthimi ndodhi mbrëmjen e së hënës (25 shtator) në një cisternë karburanti afër kryeqytetit Stepanakert dhe shkaqet nuk janë bërë të ditura.
Gjatë kësaj kohe, qindra banorë po tentonin të merrnin karburant për t’u larguar nga rajoni.
“Shumica e viktimave janë në gjendje të rëndë ose jashtëzakonisht rëndë,” informoi ombudsmani i të drejtave të njeriut për zonën.
Ushtria e Azerbajxhanit javën e kaluar zhvilloi një operacion blic 24-orësh duke detyruar separatistët armenë të Nagorno-Karabakut që të dorëzohen dhe të nisin bisedimet për t’u riintegruar brenda Azerbajxhanit, duke i dhënë fund pushtetit prej tridhjetë vjetësh të armenëve në rajon.
Përplasjet mes palëve ende vijojnë dhe Azerbajxhani njoftoi një ditë më parë se dy ushtarët nga radhët e tij u vranë si pasojë e shpërthimit të një mine teksa lëviznin me kamion.
Armëpushimi i fundit u arrit në marrëveshje me forcat paqeruajtëse të Rusisë, të cilët patrullojnë në rajon që nga viti 2020, kur u rindezën konfliktet e armatosura mes grupeve.
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…
Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…
Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…
Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…
Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…
Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…
This website uses cookies.