Shpërthimi në Zubin Potok, Begaj bisedë telefonike me Osmanin: Akt sabotues, mbështesim Kosovën

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi një bisedë telefonike me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani ku dënoi ashpër aktet terroriste me lëndë eksplozive mbi Kanalin e Ibër-Lepenic që synojnë shkatërrimin e infrastrukturës kritike të Kosovës e cenon sigurinë kombëtare të Kosovës.
Begaj ka shprehu mbështetjen e Kosovës dhe ka kërkuar hetimin e këtij akti sabotues.
“Mbështet fuqishëm të gjitha përpjekjet e Republikës së Kosovës për përballimin e situatës dhe hetimin e ndëshkimin e plotë të këtij akti sabotues e terrorist”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Shpërthimi ndodhi më 29 nëntor, ku shkaktoi dëme në kanalin ujësjellës të Ibër-Lepencit në Kosovë, që shërben për të furnizuar popullatën vendase me ujë, por edhe për energjinë elektrike. Kryeministri Albin Kurti akuzoi Serbinë për sulmin, për nxitje të sulmit “kriminal e terrorist”.
Sulmi u dënua edhe nga SHBA dhe BE, të cilat kërkuan hetim të plotë dhe vënien para drejtësisë të autorëve.