Shpërthimi në Zubin-Potok, Hovenier: SHBA nuk janë në gjendje të thonë se kush qëndron prapa sulmit

8b48d882407343a5a38cea7bdd02e258

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar se SHBA-të nuk janë në gjendje të thonë se kush qëndron pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin-Potokut. Ai theksoi se nuk përjashton asnjë grup apo shtet që mund të ketë qenë shkaktare në këtë sulm.

Pas takimit të mbajtur me Kryeministrin Albin Kurti, Hovenier garantoi edhe njëherë mbështetjen e SHBA për institucionet e Kosovës.

“Në këtë pikë, Shtetet e Bashkuara nuk janë në gjendje të thonë se kush qëndron prapa sulmit. Është herët për një gjë të tillë dhe këto gjëra kërkojnë hetim të kujdesshëm. Ajo që mund të them është se institucionet e Kosovës kanë mbështetjen tonë. Gjithashtu nuk jam në gjendje të përjashtoj asnjë grup, shtet apo ndonjë gjë tjetër. Është shumë herët, nuk e dimë ende”, u shpreh Hovenier.

Një shpërthim i fuqishëm mbrëmjen e 29 nëntorit shkaktoi dëme në kanalin ujësjellës të Ibër-Lepencit në Kosovë, që shërben për të furnizuar popullatën vendase me ujë, por edhe për energjinë elektrike.

Kryeministri Kurti akuzoi Serbinë si shkaktare të asaj që e konsideron një sulm terrorist.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.