Shpërthimi vullkanik ndërpret fluturimet në Bali, shkakton viktima
Shpërthimi i një vullkani në Bali ka shkaktuar ndërprerjen e fluturimeve mes Australisë dhe Indonezisë, me linjat ajrore Qantas, Jetstar dhe Virgin Australia që anullojnë udhëtimet.
Hiri vullkanik, i lëshuar nga mali Lewotaobi Laki-laki, ka arritur një lartësi prej 9 kilometrash, duke bërë fluturimet të pasigurta.
Nga shpërthimi kanë humbur jetën 10 persona, ndërsa Instituti Meteorologjik i Australisë ka paralajmëruar se hiri mund të zhvendoset në pjesë të tjera të vendit.
Aktivitetet në Indonezi janë gjithashtu “paralizuar” për shkak të hirit vullkanik.
Indonezia ndodhet në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit, një zonë me aktivitet të lartë sizmik dhe ka rreth 130 vullkane aktive.