Shpëtim Kelmendi çel Festivalin Letrar/Kjo “festë e librit” do të zgjasë përgjatë gjithë muajit nëntor

shpetim kelmendi
Festivali Letrar i Shkodrës ngriti siparin e tij në Bibliotekën “Marin Barleti” me të ftuarin e parë që u bë pjesë e edicionit të 16-të të tij Shpëtim Kelmendin. Risi e këtij viti ishte organizimi në formatin e një bashkëbisedimi ku autori ndau detaje rreth vetes dhe librave të tij si dhe iu përgjigj pyetjeve të pjesëmarrësve ndërsa para medias ai u shpreh rreth ndjesive të tij për festivalin dhe marrëdhënien e lexuesit me librin.Qëllimi i festivalit është që ai të shndërrohet në një hapësirë bisedash u shpreh drejtuesja e Bibliotekës Ledia Dushi.Festivali Letrar do të zgjasë përgjatë gjithë muajit nëntor duke sjellë në panelet e tij autorë të ndryshëm në komunikimin e tyre me pjesëmarrësit.