Mbrëmjen e së dieles një telefonatë në sallën operative lajmëroi se një grup alpinistësh ishin bllokuar gjatë eksplorimit, në vendin e quajtur “Maja e Çardakut”, në Bogë. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë dhe ato mbështetëse kanë organizuar një operacion kërkim-shpëtimi dhe pas 12 orësh kërkime gjatë natës dhe gjatë orëve të mëngjesit të sotëm, është bërë e mundur gjetja dhe shpëtimi i grupit të alpinistëve. Operacioni i kërkim-shpëtimit u realizua në kushte tejet të vështira atmosferike dhe gjeografike.
Operacioni i kërkim-shpëtimit, gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, u krye nga Policia Alpine e Forcave Kombëtare të Sigurisë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe dhe me Emergjencat Civile, si dhe një grup vullnetarësh.
26-vjeçari Kledison Doci kishte dëmtuar këmbën dhe është dërguar menjeherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër . Aktualisht, bëhet me dije se, është jashtë rrezikut për jetën. Policia e Shkodrës bën me dije se është e angazhuar maksimalisht për garantimin e sigurisë së turistëve dhe vizitorëve, në vendin tonë. Gjithashtu, fton ata dhe qytetarët që për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.
Në kalendarin e punimeve të Kuvendit, për muajin shkurt, është planifikuar procesi i zgjedhjes së…
Një grup deputetësh konservatorë të Parlamentit britanik, që po zhvillojnë një vizitë në Shqipëri, ishin…
Një i ri, 28- vjeçar, është arrestuar nga policia e Lezhës, pas një hetimi disa…
Krahasuar me regjistrimin e parafundit në Mal të Zi, numri i shqiptarëve në Censusin e…
Data 1 shkurt shënon 81-vjetorin e vrasjes së heroit Vasil Shanto. Në memorialin e tij,…
Morena Grimaj dhe Enrik Shllaku janë përfitues të drejtpërdrejtë të skemës së granteve për të…
This website uses cookies.