Shpëtohen nga mbytja 2 turiste kroate – Kishin dalë me varkë në bregdetin e Velipojës

Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me atë të Malit të Zi, shpëtoi mbrëmjen e djeshme turiste kroate, te cilat rrezikonin të mbyteshin në plazhin e Velipojës, pasi varka me të cilën lundronin po largohej drejt thellësisë.
Policia e Shkodrës njofton se njoftimi ka ardhur në polici nga një shtetas francez i cili po notonte në det dhe ka pikasur mjetin me dy zonjat që po iknin si pasojë e dallgëve, drejt thellësisë dhe për këtë shkak u rrezikohej seriozisht jeta.
Sipas njoftimit të policisë, shtetasi francez i cili kishte dalë me not në breg të detit në Pulaj, Plazh Velipojë, kishte parë se 2 gra turiste rrezikoheshin të mbyteshin.
Me ndihmën e Policisë Malazeze u ndërhy menjëherë me helikopter dhe një mjet lundrues, duke bërë të mundur nxjerrjen nga deti dy turistet kroate, të cilat janë dërguar për ndihmë mjekësore në Ulqin, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin për mediat të policisë së Shkodrës.