Categories: LajmeEkonomi

Shpëtoni paratë tuaja- Kartmonedhat që nuk kanë më fuqi ligjore dhe çfarë duhet të bëni me to

Edhe njëherë për kartmonedhat që kanë dalë nga qarkullimi ligjor nga viti 1996. Televizioni shqiptar, duke përdorur burime nga Banka e Shqipërisë, sqaron rrugën që duhet ndjekur për të “shpëtuar” paratë, që dalin nga qarkullimi në 31 dhjetor 2023

Por nëse nuk dëshironi të blini mallra, produkte e shërbime me këto kartmonedha, ka një zgjidhje tjetër: Çojini ato në sportelet e çdonjërës prej bankave tregtare dhe këmbejini me monedha me të njëjtën vlerë por me prerje të re.

Heqja nga qarkullimi i tyre nuk është çështje e këtyre ditëve, pavarësisht njoftimit të fundit të Bankës së Shqipërisë. Flasim për ato kartëmonedha, pjesë e emisionit të vitit 1992 deri në vitin 1996, që kanë dalë tashmë nga qarkullimi prej rreth 15 vitesh më parë, por që kanë afatin e përdorimit ligjor deri në fund të dhjetorit të këtij viti.

Me pas me këto kartmonedha, as nuk blihet dhe as nuk këmbehen më!

Këto karmonedha nuk mund të përdoren për blerje dhe ajo që Banka e Shqipërisë ka bërë së fundi është një rikujtesë e afatit të grumbullimit përfundimtar dhe dhënies mundësi individëve që, nëse mund të kenë të tilla të mbartura, t’i këmbejnë me kartëmonedha me kurs ligjor. 

Sipas informacionit që bën publik Banka e Shqipërisë, “ata qytetarë që mund të kenë akoma kartëmonedha të mbetura të këtyre serive nga viti 1992-1996, ndonëse nuk mund t’i përdorin në treg për blerje, deri më datë 31 dhjetor, mund të shkojnë në bankat e nivelit të dytë dhe t’i këmbejnë me kartëmonedhat që janë me kurs ligjor, pra që janë në përdorim”.

Çfarë ndodh pas datës 31 dhjetor? Nëse dikush do të ketë kartëmonedha të këtyre serive, mund t’i mbajë për kujtim si vlerë numizmatike, por nuk do të jetë më në gjendje t’i këmbejë me kartëmonedha me vlerë reale me kurs ligjor.

Nxitoni, ka pak ditë për të shpëtuar paratë tuaja.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Duel me “aromë” titulli – Kuqeblutë kërkojnë tre pikët në transfertën përballë Egnatias

Para përballjes së pretendentëve për titull, Egnatia-Vllaznia, tekniku kuqeblu Brdaric sqaroi mediat e pranishme mbi…

23 hours ago

Atraksionet turistike në Vaun e Dejës, krahas liqenit, interes i lartë edhe për monumentet

I gjendur në veriperëndim të Shqipërisë, me një terren të larmishëm mes lumenjve, liqeneve, fushave,…

23 hours ago

Qendra e emigrantëve në Gjadër, Matteo Renzi: Të kthehen në burgje për shqiptarët e dënuar në Itali

Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi, ka vizituar qendrën e emigrantëve në Gjadër. Ai ka paraqitur një…

23 hours ago

Moti- Vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme, temperaturat mbeten të pandryshuara

Për ditën e sotme (27 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme…

23 hours ago

Konstituohet Këshilli Drejtues i RTSH, Petrit Beci zgjidhet nënkryetar i KDRTSH me 10 vota

Konstitutohet Këshilli i ri Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar. Mbledhja u drejtua nga kryetari i…

23 hours ago

Paketa e Maleve, Rama: Regjistrimi i pronës bëhet pas investimit. 500 aplikantët e parë, zero taksa për 10 vite

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar në Shkodër ligjin e ri “Paketa e Maleve”, një iniciativë…

23 hours ago