Shpiragu, ca fjalë përtej lajmit/ Çfarë pritet të sjellë investimi 1,5 mld dollarë i Shell

e481de6b3fe84edd8da074bbd9bc99b3

e481de6b3fe84edd8da074bbd9bc99b3

E dimë që nafta është aty, por duhet të sigurojmë rrjedhën e vet. Kemi parë vende të ndryshme në Shqipëri për të përdorur dhe ekspertizën tonë ndërkombëtare, për të parë se ku qëndron nafta, si do të sigurohet fluksi,” i tha kryeministrit Edi Rama menaxheri zhvillimor i Shell, duke theksuar se kompania po përdor teknologjinë më të mirë ekzistuese, diçka e re, që merr pjesë të naftës dhe i shndërron në gaz. Kjo është një teknikë e ndërtuar në Zvicër, e cila po provohet për herë të parë në Shqipëri.

Shell ka kapur tashmë rezervuarin e hidrokarbureve, që gjendet ndërmjet 4 000–7 000 metra thellë në tokë. Largimi i Petromanas në vitin 2016 solli që Shell të jetë zotëruesja e vetme e këtij Blloku.

Çfarë mund të thuhet më shumë për burimin e rëndësishëm?

Për herë të parë, Qeveria Shqiptare ka nënshkruar një kontratë në fushën e hidrokarbureve, ku përcaktohet ndarja e fitimit që në fuçinë e parë të naftës së nxjerrë nga nëntoka shqiptare.

Pas humbjes ligjore të miliona dollarëve nga nëntoka e pasur me naftë e Shqipërisë, më në fund autoritetet shqiptare, kanë një marrëveshje hidrokarbure, ku përfitues është edhe pronari i naftës.

Kompania Shell sot investon një të tretën e 1,5 miliardë dollarëve në fushën e hidrokarbureve, duke mbetur kompania me investimin më të rëndësishëm në këtë sektor:

Kohëzgjatja e Kontratës mes qeverisë shqiptare dhe Shell, pra periudha e Zhvillim-Prodhimit, do të jetë deri në 25 vjet me të drejtë zgjatjeje.

Vetëm për operacionin në pusin Shpirag-4 kostoja shkon 72 milionë dollarë për një afat prej 395 ditë dhe me një thellësi shpimi prej 6 101 metra. Ky pus i thellë është pusi i katërt që shpohet nga kompania Shell Upstream Albania. Rezultatet duken befasuese. Në tetor shihen zhvillime të reja, thonë investitorët.

Shpirag-5 është një pus vlerësues, i cili po shërben për të vlerësuar rezervat që garantojnë një zbulim fitimprurës. Shell këmbëngul se pusi vlerësues ka objektiv një strukturë nëntokësore shumë të thellë, një strukturë që pritet të përmbajë naftë dhe gaz.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.