“Shpirti Dervish” me portrete bardhë e zi – Në Bibliotekën “Marin Barleti” u çel ekspozita e fotografit Fahredin Spahija

Fotografi i mirënjohur nga Kosova, Fahredin Spahija çeli ekspozitën personale me fotografi bardhë e zi në Sallën Ekspozitore të Bibliotekës “Marin Barleti”.

 E titulluar “Shpirti Dervish”, ekspozita përmban një cikël portretesh të larmishm,  ku reflektohet bota mistike e këtij orientimi shpirtëror.

Me syrin vigjilent dhe aparatin fotografik, autori kërkon të depërtojë në mënyrë të veçantë tek të rinjtë.

 Përmes nxjerrjes në pah të ritualeve të veçanta, ai synon t’i njohë ata me një pjesë të shpirtit dervish.

Ekspozita e organizuar në Bibliotekën publike u mbështet nga Bashkia Shkodër dhe Instituti “Yunus Emre”.

Ajo u përshëndet nga shkrimtarë dhe poetë të qytetit. Për të zgjuar dimensionin mistik të saj, aktorët e teatrit “Migjeni”, Merita Smaja dhe Astrit Fani , interpretuan pjesë nga sofizmi.

Për pjesëmarrësit u dhurua edhe libri album me portretet e kësaj ekspozite.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.