Fotografi i mirënjohur nga Kosova, Fahredin Spahija çeli ekspozitën personale me fotografi bardhë e zi në Sallën Ekspozitore të Bibliotekës “Marin Barleti”.
E titulluar “Shpirti Dervish”, ekspozita përmban një cikël portretesh të larmishm, ku reflektohet bota mistike e këtij orientimi shpirtëror.
Me syrin vigjilent dhe aparatin fotografik, autori kërkon të depërtojë në mënyrë të veçantë tek të rinjtë.
Përmes nxjerrjes në pah të ritualeve të veçanta, ai synon t’i njohë ata me një pjesë të shpirtit dervish.
Ekspozita e organizuar në Bibliotekën publike u mbështet nga Bashkia Shkodër dhe Instituti “Yunus Emre”.
Ajo u përshëndet nga shkrimtarë dhe poetë të qytetit. Për të zgjuar dimensionin mistik të saj, aktorët e teatrit “Migjeni”, Merita Smaja dhe Astrit Fani , interpretuan pjesë nga sofizmi.
Për pjesëmarrësit u dhurua edhe libri album me portretet e kësaj ekspozite.
Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…
Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…
Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të pasdites së sotme. Një…
Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…
Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…
This website uses cookies.