Categories: BotaLajme

Shqetësime për një degë të AKP-së së Erdoganit në Gjermani

Politikanët nga disa parti në Gjermani kanë shprehur shqetësimin për themelimin e një dege të partisë turke AKP në Gjermani, që me gjasa do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme evropiane që do të mbahen më 9 qershor. Njoftimet e para për themelimin e një “partie turko-islamiste” të quajtur DAVA (Aleanca Demokratike për Diversitet dhe Lëvizje) i dha  gazeta gjermane “Bild am Sonntag”.

Çfarë kërkon partia e re?

“Bild am Sonntag” shkruan se ka akses në deklaratën e themelimit të partisë, dhe se janë zgjedhur katër kandidatë për zgjedhjet evropiane. Katër burrat thuhet se kanë punuar më parë për partinë qeverisëse islamike-konservatore AKP të presidentit turk Rexhep TajipErdoganose organizatat e saj. Gazeta thekson gjithashtu se të dy ishin anëtarë të SPD-së.

“Bild am Sonntag” shkruan se DAVA kërkon që “njerëzit me rrënjë të huaja të marrin të drejta të plota”. Këta persona shpesh “kur kërkonin apartamente, kur aplikonin për punë, por edhe në shumë situata të përditshme si në kontakt me autoritetet, përjetonin se nuk trajtoheshin si anëtarë të plotë të shoqërisë europiane”. Partia dëshiron të luftojë kundër varfërisë së fëmijëve dhe të moshuarve dhe bën thirrje për një “politikë pragmatike refugjatësh pa ideologji”.

Duke iu referuar deklaratës së themelimit të DAVA, agjencia turke e lajmeve Anadolu raportoi se partia e re dëshiron të jetë “një zë i fortë për të nënpërfaqësuarit politikisht”, shkruan Spiegel.

Esken: Ne jemi një popull

Duke reaguar ndaj këtij lajmi, kryetarja e SPD-së, Saskia Esken, tha për Welt-TV se është e rëndësishme që “të bëjmë të qartë për bashkëqytetarët tanë me origjinë turke se Gjermania është bashkë, se ne jemi një popull, se nuk do të lejojmë që autoritetet të merren nga forcat ekstremiste të djathta që duan të dëbojnë emigrantët. Por tendencat përçarëse të Rexhep Tajip Erdoganit nuk duhet të luajnë rol as në Gjermani”.

Beck: Pjesë e strategjisë afatgjatë të ndërtimit të një bote paralele

Presidenti i Shoqatës Gjermano-Izraelite, Volker Beck (Të Gjelbërit) i tha televizionit Welt se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan po përpiqet të “disintegrojë” njerëzit me origjinë turke në Gjermani dhe “të ndërtojë një botë paralele”. AKP po përpiqet të “përçajë shoqërinë tonë – dhe së bashku ne duhet të veprojmë kundër saj”. Beck vlerësoi se krijimi i partisë, DAVA është në përputhje me traditën e një strategjie që vazhdon prej vitesh: Erdogan dhe AKP kanë vite që punojnë për të ndërtuar një “botë paralele” besnike ndaj AKP-së, për shembull, me themelimin e shkollave dhe shoqatave të xhamive.

De vris: Qeveria nuk duhet ta marrë lehtë këtë

Eksperti i çështjeve të brendshme të CDU, Christoph de Vries, tha për BamS se qeveria federale “nuk fuhet ta marrë lehtë formimin e kësaj partie”. Autoritetet e sigurisë do të duhet të monitorojnë nga afër të gjitha aktivitetet e kësaj partie dhe lidhjet e saj me qeverinë turke dhe të ndërhyjnë – nëse qeveria turke ushtron ndikim të drejtpërdrejtë.

Spahn: Një tjetër parti ekstreme në Gjermani

Jens Spahn (CDU), nënkryetari i grupit parlamentar CDU/CSU dhe ish-ministër i shëndetësisë, shkroi në Platformën X: “Një degë e Erdogan-AKP në Gjermani do të ishte një tjetër parti ekstreme në vend. Fatkeqësisht, injoranca ideologjike e qeverisë së semaforëve (qeveria e koalicionit) ia bën punën më të lehtë: shtetësia e dyfishtë për turqit që jetojnë në Gjermani do të bëhet rregull de facto. Së fundi, financimi i jashtëm i xhamive gjithashtu duhet të ndalet. Përndryshe, ndikimi i forcave radikale do të rritet!”.

Özdemir: “Gjëja e fundit që na duhet”

Për këtë, ministri i Bujqësisë Cem Özdemir (Të Gjelbërit) u përgjigj: “Ku jemi dakord: që dega e Erdoganit të kandidojë në zgjedhje është gjëja e fundit që na duhet.” Megjithatë, ajo që më habit është se qeveritë kristiandemokrate në mënyrë të veçantë i kanë ballafaquar vazhdimisht DITIB & Co. Shpresoj që më në fund të marrë fund ky naivitet”./DW/

RTSH Shkodra

Recent Posts

Shkodër, në janar mbi 2 mijë raste me grip  – Hysa: Nuk perjashtohet as mundësia e virusit të ri

Në  muajin janar janë 2 mijë të prekur me grip në Shkodër të cilët I…

1 hour ago

“Muri i kujtesës” – thuaji jo armëve , fushatë sensibilizuese në Shkodër kundër mbajtjes dhe përdorimit të armëve.

Përmes fragmenteve të librave, lajmeve, krijimeve artistike dhe pjesëve historike të përzgjedhura me kujdes, ky…

1 hour ago

Kuotat për vitin akademik 2025-2026 , Gjuraj: Kemi dorëzuar 6 projekte pranë AKKSH

Senati akademik zhvilloi mbledhjen e parë të këtij viti ku fokusi ishte jo vetëm ridimensionimi…

1 hour ago

Pasioni si bletërritës     –    Gjergj Marku: Zanatin e kam të trashëguar nga të parët

Ky është 81-vjeçari Gjergj Marku nga fshati Hot i Ri i Shkodrës. Që në moshë…

1 hour ago

I  akuzuar për trafik droge në Itali -Kapet 54-vjecari në Shkodër! Do të ekstradohet drejt shtetit fqinj

Policia ka arrestuar një shtetas 54-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për…

2 hours ago

Europa League, Manchester United fiton derbin britanik

Manchester United fiton derbin britanik. Ekipi anglez fitoi 2-1 ndaj Rangers, përballje e vlefshme për…

14 hours ago

This website uses cookies.