Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen me teknikun italian Andrea Tedesko, i cili do të marrë drejtimin e ekipit kuqezi për moshat deri në 17 vjeç.
Tedesko do të firmosë një kontratë 1-vjeçare me FSHF-në. Teksa do të drejtojë Kombëtaren U-17 në finalet e Kampionatit Europian “Shqipëri 2025”.
Tekniku 39-vjeçar, së fundmi ka qenë në krye të Napolit U-19, ndërkohë që për dy sezone ka drejtuar edhe Maltën U-19. Gjithashtu ka punuar edhe në Rumani, në rolin e zëvendëstrajnerit tek Universitatea Craiova 1948. Në fillimet e karrierës, Tedesko ka drejtuar edhe skuadrën italiane Kazertana.
Trajner i ri i Shqipërisë U-17 do të qëndrojë në Tiranë për të qenë sa më pranë futbollit shqiptar e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Tedesko do të jetë i angazhuar maksimalisht gjatë gjithë kohës për të ndjekur e monitoruar talentet.
Si edhe do të nisë menjëherë nga puna për t’u përgatitur për finalet e Kampionatit Europian U17. Që do të zhvillohen në vendin tonë.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…
Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…
Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë, ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…
This website uses cookies.