Shqipëri – Azerbaixhan, rritje e bashkëpunimit në shëndetësi
Shqipëria dhe Azerbaixhani do të rritin bashkëpunimin e tyre edhe në fushën e shëndetësisë.
Kjo u bë e ditur gjatë vizitës së Ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu gjatë qëndrimit në Baku, të Azerbaixhani, ku zhvilloi një takim me ministrin e Shëndetësisë të Azerbajxhanit, Teymur Musayev.
Në një postim në rrjetet sociale, zonja Koçiu ndau momente nga takimi me ministrin Musayev, me të cilin diskutoi për mundësinë e rritjes së bashkëpunimit në shëndetësi mes dy vendeve.
Ministrja Koçiu mori pjesë në Baku në mbledhjen e Komitetit të Përbashkët Shqipëri-Azerbajxhan.
Në mbledhje u shkëmbyen mendime mbi prioritetet e agjendës së partneritetit dhe fushat me potencial të madh për bashkëpunim në fushën e sëmundjeve jo të transmetueshme dhe promovimi i stilit të jetesës së shëndetshme; shkëmbimi i përvojës dhe praktikave më të mira për shëndetin mendor dhe mbështetjen psiko-sociale, veçanërisht për grupet vulnerabël si dhe vendosja e marrëdhënieve midis institucioneve të edukimit shëndetësor.