Shqipëri-Çeki, Duka takon Ballën dhe drejtuesit e Policisë

Orët përpara ndeshjes të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024, Shqipëri-Çeki janë shfrytëzuar për organizatorët e këtij eventi të madh për të diskutuar për masat e sigurisë të marra për mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje të rëndësishme.

Në këtë takim morën pjesë Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku si edhe përfaqësues të tjerë të FSHF-së dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.

“Mbështetja e Policisë edhe në eventet e mëparshme në ndeshjen kundër Polonisë ka qenë e nivelit të lartë, e nivelit të mirë pavarësisht se kemi pasur ndonjë incident, por gjithsesi unë jam i sigurt se qoftë Policia, qoftë ne, nuk mund të bëjë asgjë nëse ne nuk kemi një bashkëpunim me ata që do të jenë në stadium, me spektatorët”, tha numri një i FSHF-së, Armando Duka.

“Siç jam informuar nga Drejtori i Përgjithshëm pas komunikimit edhe me zyrtarët më të lartë të FSHF-së i gjithë verifikimi do të jetë pa hyrë në stadium, që në momentin e parë të kontrollit fizik dhe kontrollit të biletës përmes një pajisjeje që verifikon vlefshmërinë e biletës. Kushdo që do të tentojë të përdorë bileta të falsifikuara duhet të ketë parasysh që hyn në juridiksionin e ligjit dhe Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë do të marrë të gjitha masat”, – tha Ministri Balla.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Të rinjtë që frymëzojnë –  Lorela dhe Elia janë vlerësuar si aktiviste të spikatura edhe nga AKR

Lorela Sinani dhe Elia Lika janë dy vajzat shkodrane që një pjesë të mirë të…

8 minutes ago

Projekte transformuese në Malësi të Madhe – FSHZH projekt 2 mln dollarë për përmirësimin e infrastrukturës së turizmit

Një investim prej 2 milion dollarësh nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit pritet që të zbatohet…

12 minutes ago

Takimet autoriale në bibliotekë – Koloreto Cukali ishte i ftuar për librin “Marshi funebër i gjelave të detit”

Në vazhdën e takimeve autoriale, në Bibliotekën publike “Marin Barleti” ishte i ftuar për një…

16 minutes ago

Hekurudha “kuqezi” – Ka përfunduar studimi i fizibilitetit për hekurudhën Durrës-Shkodër-Prishtinë

Linja hekurudhore Durrës-Prishtinë është një projekt strategjik që synon të lidhë Shqipërinë me Kosovën përmes…

18 minutes ago

Primaret e PD në qarkun Lezhë – 7600 anëtarë me të drejtë vote, në garë 19 kandidatë mes të cilëve 3 deputetë të qarkut

Ashtu si në të gjithë Shqipërinë edhe në Qarkun e Lezhës, po mbahet proçesi i…

21 minutes ago

Primaret e PD në qarkun Shkodër – Në garë janë 31 kandidatë për zgjedhjet e 11 majit

Demokratet e qarkut Shkodër iu drejtuan sot kutive të votimit në kuadër të primareve për…

25 minutes ago

This website uses cookies.