Shqipëri-Çeki, formacioni i mundshëm i kombëtares

Kombëtarja po bën përgatitjet e fundit për sfidën vendimtare kundër Çekisë në Nations League, që do të luhet të shtunën në mbrëmje në stadiumin “Air Albania” në orën 20:45.

Trajneri Silvinjo ka pasur probleme me mungesat në prag të kësaj ndeshjeje të rëndësishme, pasi duhet të përballet me çekët pa ndihmën e Gjimshitit, Kumbullës, Bares dhe Manajt.

Redaksia e RTSH Sport, që ka ndjekur nga afër stërvitjes e skuadërs kuqezi, ka përgatitur formacionin e mundshëm të kombëtares për ndeshjen e së shtunës.

Në portë titullar pritet të jetë Strakosha. Mungesat në mbrojtje, limitojnë zgjedhjet e Silvinjos në këtë repart. Dyshja e qendrës pritet të formohet nga Ajeti dhe Ismajli, ndërsa në krah do të luajnë Mitaj dhe Balliu.

Më e qartë situata në mesfushë, ku bashkë me Asllanin dhe Ramadanin, pritet që të luajë që nga minuta e parë Laçi.

Përsa i përket repartit të avancuar, Bajrami dhe Asani nga krahët do të ndihmojnë Tucin në majën e sulmit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.