Shqipëri- Çeki në optikën e specialistëve, Shtubina: Kuqezinjtë do të marrin një rezultat pozitiv në “Air Albania”
Mbrëmjen e së shtunës Kombëtarja e Shqiptarë do të luajë një prej sfidave më të rëndësishme të saj në Ligën së Kombeve përballë skuadrës Çeke.
Ish- futbollisti i Vllaznisë dhe i disa skuadrave të tjera në kampionatit shqiptar, sot koordinator tek akademia Vllaznia, Ndriçim Shtubina, beson së kuqezinjtë do të marrin një rezultat pozitv në “Air Albania”.
Shtubina vlerëson si një prej armëve më të forta të Kombëtares posedimin e topit dhe lëvizshmërinë e lojtarëve.
Ndërsa në lidhje me lajmin për tërheqjen e Bekim Balajt nga Kombëtarja shqiptare, Shtubina shprehet:
Kombëtarja shqiptare e futbollit luan këtë muaj dy ndeshjet e fundit në Grupin B1 të Ligës së Kombeve.
Më 16 dhe 19 nëntor në “Air Albania” duke nisur nga ora 20:45 përballë do jenë Çekia dhe Ukraina