Categories: AktualitetLajme

Shqipëri – Francë, marrëveshjet ekonomike

Dy marrëveshje të rëndësishme ekonomike me ndikim në marrëdhëniet e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Francës kanë finalizuar vizitën e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Paris.

Caktimi i projekteve prioritare dhe një marrëveshje për të caktuar kontributin e qeverisë për zbatimin e tyre si dhe një marrëveshje huaje për politikat publike në zhvillimin e gjelbër të Shqipërisë ishin finalizim i një vizite të autoriteteve më të larta shqiptare në Paris, të fuar nga Presidenti i Republikës Francezë.

Marrëveshjet, sipas njoftimit zyrtar të Këshillit të Ministrave të Shqipërisë do të kontribuojnë në zbatimin e projekteve prioritare të caktuara nga qeveritë të dy vendeve. Nuk janë bërë të njohura detajet specifike të kësaj marrëveshje të nënshkruar nga ministri shqiptar i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhe dhe ministri i deleguar për Europën i Francës.

Një tjetër nënshkrim shqiptar është vënë edhe në një tjetër marrëveshje qeveritare. Eshtë fjala për një hua të Qeverisë së Republikës së Francës të dhënë për të financuar një projekt që mbështet politikat publike të Shqipërisë në drejtim të aftësisë përtëritëse për zhvillimin e gjelbër të Shqipërisë. Huaja nuk ka të specifikuara termat financiare, përveç qëllimin e përdorimit të saj.

Në takimet e zhvilluara në Paris është folur për projekte të rëndësishme franceze në Shqipëri, ku kanë nisur investime të mëdha për njohjen dhe financimin për dy paraqet fotovoltaike të rajonit. Një sistem i mikpritjes franceze në bregdetin e Shqipërisë, po hap dyert falë mbështetjes dhe bashkëpunimit dypalësh.

Prezenca e investimeve franceze në Shqipëri ka patur një trend rritës përgjatë viteve 2018-2023. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2022, vlera e tyre arriti në 445 milionë Euro. 

Zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Francës, ka bërë që vendin tonë të vijnë 433 kompani me pronësi franceze. Kompanitë franceze kanë operojnë në sektorin minerar, siç është ajo në kërkim-përpunimin e bitumit, por së fundi janë shtuar edhe disa sipërmarrje të reja investimi në sektorin e energjisë së rinovueshme.

Gazetar Bardhi Sejdarasi

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kombëtarja mbërrin në Londër

Kombëtarja shqiptare udhëtoi të mërkurën drejt Londrës në kuadër të ndeshjes së parë kualifikuese për…

22 hours ago

Moti- Kthjellime dhe kushte të qëndrueshme atmosferike

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të…

22 hours ago

OSBE: Partitë duhet ta kenë të qartë se Shqipëria është kandidate për në BE

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, në një intervistë ekskluzive dhënë për emisionin “Ngjarja…

22 hours ago

Berisha: Do i japim zgjidhjen përfundimtare çështjes së pronave

Kreu i PD-së, Sali Berisha, është shprehur se do të zgjidhë përfundimisht çështjen e kthimit…

22 hours ago

PD ka prezantuar kandidatët në Shkodër, Berisha: Kemi përballë narko-shtetin, ndaj është fushata më e rëndësishme e 34 viteve të fundit

Partia Demokratike ka prezantuar kandidatët për zgjedhjet e 11 majit 2025 në qytetin e Shkodrës,…

23 hours ago

Bora zbardh zonat malore në vend, s’ka bllokime të rrugëve, rekomandohen goma dimërore

Reshjet e borës kanë përfshirë zonat malore të vendit. Në veri, reshjet e rëna gjatë…

2 days ago

This website uses cookies.