ndeshja 1 scaled
Pas ndeshjeve të Ligës së Kampioneve të Europës në futboll për femra, ku Vllaznia ishte pjesë e grupit të shtatë eleminator duke u ndeshur me kampionet e Islandës, Turqisë dhe Kosovës, stadiumi “Loro Boriçi” i Shkodrës pret një tjetër ndeshje shumë të rëndësishme ndërkombëtare për futbollin e femrave. Këtë radhë bëhet fjalë për kombëtaren e Shqipërisë, e cila e drejtuar nga trajneri shkodran, Armir Grima do të ndeshet me kombëtaren e Hungarisë në kuadrin e Ligës së Kombeve. Në pritje të kësaj ndeshjeje, tekniku Grima e ka grumbulluar kombëtaren e femrave në qytetin e Shkodrës, ku nga 21 futbollistë që ka në listën e tij, pjesa më e madhe i takojnë Vllaznisë kampione. Ndër to, spikasin, Megi Doçi, Esmeralda Franja, Luçie Gjini, Sara Maliqi, Arbenita Curraj, Gresa Berishaj, Matilda Gjergji, Marie Bashka, etj. Ndeshja në fjalë, Shqipëri-Hungari do të nisë në orën 17:00 dhe nga organizatorët është vendosur që hyrja të jetë falas. Jo vetëm vendimi që hyrja të jetë falas, por edhe fakti që në fushën e lojës do të jenë një pjesë e mirë e futbollisteve kuqeblu e bën optimist trajnerin Grima që në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” do të ketë tifozë shkodranë në mbështetje të futbollisteve kuqezi. Pas ndeshjes ndaj Hungarisë që luhet pasnesër në ‘Loro Boriçi’, ballafaqimet e kombëtares së Shqipërisë për Ligën e Kombeve do të vijojnë me ndeshjen tjetër të radhës, ku futbollistet kuqezi do të udhëtojnë drejt Irlandës së Veriut për të luajtur në transfertë më datë 26 shtator. Dy rivale këto, ku si Hungaria ashtu edhe Irlanda e Veriut që konsiderohen mjaft të vështira për Kombëtaren e futbollit të femrave, për të cilat vajzat kuqezi po përgatiten intensivisht për t’i kaluar me sukses.
Ditën e sotme (17 prill) vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.…
Sezoni i Joshua Zirkzee ka përfunduar. Në ndeshjen e fundit të Premier League kundër Newcastle,…
Interi barazoi 2-2 me Bayern në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe…
Arsenali i Artetës do të përballet me PSG-në në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Topçinjtë…
“Andre Onana do të jetë në fushë nesër që nga minuta e parë. Si trajner…
“L’Equipe” ka bërë ironi therëse për Prinsin Uilliam, i cili njihet për dashurinë që ushqen…
This website uses cookies.