Categories: SportFutboll

Shqipëri-Ishujt Faroe, dalin në shitje biletat!

Shqipëria i mbyll në 10-ditëshin e dytë të nëntorit ndeshjet e saj në kuadër të Eliminatoreve të Evropianit të vitit të ardhshëm në Gjermani, teksa më datë 17 viziton Moldavinë për t’u ndeshur më përfaqësuesen vendase, ndërsa më datë 20, Kombëtarja kuqezi do të luajë ndeshjen e fundit në grupin E kundër Ishujve Faroe, një sfidë që është planifikuar të nisë në orën 20:45 dhe do të luhet në Stadiumin “Arena Kombëtare”. Nëpërmjet një njoftimi të botuar të enjten në mbrëmje në faqen e saj zyrtare në Internet, Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se do të kenë mundësi që të blejnë biletat e tyre për këtë sfidë në linkun “ebileta.al”.

Organizmi që qeveris futbollin në vend ka theksuar se biletat do të shiten vetëm ONLINE në këtë link dhe çdo platformë tjetër është e paautorizuar për të shitur bileta. Bileta më e lirë kushton 3, 000 lekë, në tribunat prapa porte S dhe N, por edhe tribunat këndore S, N dhe E, duke vijuar më pas me tribunën E, që kushton 6,000 lekë,  ndërsa më e shtrenjta, sektori qendror i tribunës E, kushton 8,000 lekë.

Sa i përket procedurës se si blihet bileta “online”, FSHF sqaron se fillimisht ata që dëshirojnë ta blejnë duhet të regjistrohen, në platformë, duke përdorur një adresë “e-mail”-i, ndërsa më pas, zgjidhet tribuna e stadiumit dhe ulësen/et e dëshiruara. Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhen plotësuar në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail), ndërsa në fund procedohet me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës së bankës. Pasi të konfirmohet pagesa, bileta do të mbërrijë në adresën e “e-mail” me të cilën personi është regjistruar në platformë.

Njoftimi i FSHF-së:

Më 20 nëntor, Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e fundit kualifikuese në grupin E kundër Ishujve Faroe, një sfidë që është planifikuar të nisë në orën 20:45 dhe do të luhet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’.

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se nga dita e sotme do të kenë mundësi që të blejnë biletat e tyre për këtë sfidë në linkun: ebileta.al.

FSHF nënvizon se biletat do të shiten vetëm ONLINE në këtë link dhe çdo faqe tjetër është e paautorizuar për të shitur bileta.

Procedura se si blihet bileta online:

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë duke përdorur një adresë e-mail.

Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen.

Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotësoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail)

Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj. Pasi të konfirmohet pagesa, bileta do të mbërrijë në adresën e-mail me të cilën jeni regjistruar në platformë.

RTSH Shkodra

Share
Published by
RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

19 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

19 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

19 hours ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

19 hours ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

19 hours ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

19 hours ago

This website uses cookies.