Shqipëri-Itali, akord për pritjen e emigrantëve nga BE-ja, skanimi në Portin e Shëngjinit
Shqipëria do të ndihmojë Bashkimin Evropian me përballimin e fluksit të emigrantëve që vijnë drejt BE-së për azil politik apo ekonomik.
Pas një takimi mes homologësh, kryeministri Edi Rama dhe shefja e qeverisë italiane, Xhorxha Meloni (o. Giorgia), mbajtën të hënën një konferencë për shtyp nga selia e Melonit në Romë.
Shqipëria ka filluar negociatat për aderim në BE që prej korrikut të shkuar, por disa nga kërkesat e bllokut evropian mbeten për t’u përmbushur.
“Luftën kundër trafikimit të paligjshëm dhe pritjes së refugjatëve që kanë rekuizitët. Shqipëria do të japë mbështetjen e saj për të përdorur disa zona të saj dhe Italia do të mund të operojë me financat e veta për të realizuar këtë lloj seleksionimi. Refugjatët, ata që kërkojnë azil do të mbeten në këto territore dhe do të seleksionohet. Si numër popullsie, kemi rreth 3 mijë persona sipas një regjimi të caktuar. Flasim nëpërmjet flukseve dhe ky fluks mund të arrijë në 36 mijë persona në muaj, dhe kjo marrëveshje nuk përfshin të miturit, gratë shtatzëna dhe grupet e tjera vulnerabël. Në Portin e Shëngjinit do të realizohet seleksionimi, qendra e pritjes dhe skanimi i të ardhurve.
Pjesa shqiptare do të merret me gatishmërinë e kontrollimit, observimit, dhe ky protokoll që firmosim sot ka një kornizë politike dhe juridike. Marrëveshjet e tjera do të pasojnë. Kemi qëllim që të jetë operative në pranverën e ardhshme. Jam shumë e kënaqur me punën që kemi bërë me kryeministrin. E konsideroj këtë një marrëveshje me frymëmarrje të gjerë evropiane dhe tregon se mund të ketë bashkëpunim për frontin e emigracionit. Shqipëria jo vetëm që konfirmohet një mike e Italisë, por edhe e Bashkimit Evropian. Edhe pse nuk është pjesë e BE-së, Shqipëria sillet tashmë faktikisht si një vend i BE-së,” u shpreh znj. Meloni.
Dy kolegët u takuan në të njëjtat kushte edhe më 27 shtator, kur kryeministrja Meloni e cilësoi Shqipërinë një partner strategjik në rajonin e Ballkanit.