Categories: LajmePolitikë

Shqipëri-Itali, akord për pritjen e emigrantëve nga BE-ja, skanimi në Portin e Shëngjinit

Shqipëria do të ndihmojë Bashkimin Evropian me përballimin e fluksit të emigrantëve që vijnë drejt BE-së për azil politik apo ekonomik.

Pas një takimi mes homologësh, kryeministri Edi Rama dhe shefja e qeverisë italiane, Xhorxha Meloni (o. Giorgia), mbajtën të hënën një konferencë për shtyp nga selia e Melonit në Romë.

Shqipëria ka filluar negociatat për aderim në BE që prej korrikut të shkuar, por disa nga kërkesat e bllokut evropian mbeten për t’u përmbushur.

Luftën kundër trafikimit të paligjshëm dhe pritjes së refugjatëve që kanë rekuizitët. Shqipëria do të japë mbështetjen e saj për të përdorur disa zona të saj dhe Italia do të mund të operojë me financat e veta për të realizuar këtë lloj seleksionimi. Refugjatët, ata që kërkojnë azil do të mbeten në këto territore dhe do të seleksionohet. Si numër popullsie, kemi rreth 3 mijë persona sipas një regjimi të caktuar. Flasim nëpërmjet flukseve dhe ky fluks mund të arrijë në 36 mijë persona në muaj, dhe kjo marrëveshje nuk përfshin të miturit, gratë shtatzëna dhe grupet e tjera vulnerabël. Në Portin e Shëngjinit do të realizohet seleksionimi, qendra e pritjes dhe skanimi i të ardhurve.

Pjesa shqiptare do të merret me gatishmërinë e kontrollimit, observimit, dhe ky protokoll që firmosim sot ka një kornizë politike dhe juridike. Marrëveshjet e tjera do të pasojnë. Kemi qëllim që të jetë operative në pranverën e ardhshme. Jam shumë e kënaqur me punën që kemi bërë me kryeministrin. E konsideroj këtë një marrëveshje me frymëmarrje të gjerë evropiane dhe tregon se mund të ketë bashkëpunim për frontin e emigracionit. Shqipëria jo vetëm që konfirmohet një mike e Italisë, por edhe e Bashkimit Evropian. Edhe pse nuk është pjesë e BE-së, Shqipëria sillet tashmë faktikisht si një vend i BE-së,” u shpreh znj. Meloni.

Dy kolegët u takuan në të njëjtat kushte edhe më 27 shtator, kur kryeministrja Meloni e cilësoi Shqipërinë një partner strategjik në rajonin e Ballkanit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Andrea Berta, drejtori i ri sportiv i Arsenalit

Vendimi dihej prej disa ditësh, por në këto orë do të mbërrijë edhe njoftimi zyrtar:…

9 minutes ago

Betohen rekrutët e FSK, Osmani dhe Kurti: Ushtria e Kosovës, amanet i të rënëve për liri

Është mbajtur këtë të premte (28 mars) ceremonia e certifikimit të rekrutëve të Forcës së…

11 minutes ago

Presidenti sllovak vizitë në Tiranë, pritet nga homologu Begaj

Presidenti i Sllovakisë, Peter Pellegrini ka nisur vizitën zyrtare në Tiranë, ku është pritur në…

1 hour ago

Ulet afati për pajisjen me kartë ID nga 14 ditë në 3 ditë

Shkurtohet afati i pajisjes me kartë ID. Nga 14 ditë që ka qenë koha për…

2 hours ago

Pas divorcit nga Ben Affleck, Jennifer Lopez blen shtëpinë luksoze për 18 milionë dollarë

Jennifer Lopez po kthen një faqe tjetër në jetën e saj pas ndarjes nga Ben Affleck.…

2 hours ago

Dhimbja e kokës, 6 shenja që nuk duhet t’i injoroni

Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë…

2 hours ago

This website uses cookies.