Shqipëri – Kosovë bashkëpunim për të ulur ndotjen në liqenet e kaskadës së Drinit

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare edhe këtë vit ka nisur punën për pastrimin e liqenit të Komanit nga mbetjet të cilat depozitohen përmes prurjeve që vijnë nga lumenjtë. Tri anije të KESH po punojnë për grumbullimin dhe largimin e mbetjeve. Grupe të ndryshme vullnetare kanë dhënë kontributin e tyre në këtë nismë, për të mbajtur pastër një ndër zonat e cila po vizitohet gjithmonë e më shumë nga vizitorët.

Zv/kryeministrja Belinda Balluku gjatë një inspektimi në zonë bëri të ditur se është arritur një marrëveshje me qeverinë e Kosovës për të ulur nivelin e mbetjeve të cilat përmes lumenjve përfundojnë në liqene.

“Kemi rënë dakord për një aksion të përbashkët. Pjesa e ministrisë së Infrastrukturës dhe Mjedisit të Kosovës do të vendosë në dispozicion fondin për vendosjen e një rrjete, e një teknologjie të lartë padyshim, e cila do të menaxhohet nga pala shqiptare, KESH, për të bërë të gjithë ndalesën e parë të mbetjeve. Patjetër do ketë edhe kalime të materialeve që janë më të vogla, por të paktën të gjitha këto mbetjet e ngurta të cilat ne i gjejmë në brigjet e dy liqeneve të Fierzës dhe të Komanit do të ndalojnë”, tha Balluku.

Ministrja e turizmit dhe mjedisit Mirela Kumbaro duke vendosur theksin tek rëndësia që zona ka marrë duke u kthyer në një destinacion të mirëfilltë turistik tha se është e rëndësishme që krahas sensibilizimit është e nevojshme bashkëpunimi me qeverinë e Kosovës duke qenë se shumë prej prurjeve të lumenjve vijnë nga Kosova.

“Kjo situatë që shohim në Koman na mblidhej në liqenin e Ulzës dhe të Shkopetit. Kjo histori ka marrë fund, sepse është bërë një mobilizim shumë i madh i mbetjeve të tokë. Janë mbetjet nga toka që përfundojnë nëpër liqene kështu që përveç sensibilizimit shumë të madh që duhet bërë çdo turisti, çdo banori, pa diskutim që na duhet një bashkëpunim me kolegët tanë të qeverisë së Kosovës për ta parandaluar që në burim”, tha ministrja Kumbaro.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.