Shqipëri-Norvegji në RTSH, vajzat kuqezi sfidojnë një rival të fortë në Loro Boriçi

Kombëtarja shqiptare e vajzave do të luajë sot takimin e parë ndaj Norvegjisë, e vlefshme për raundin e parë të Play Off-it për Europianin “Zvicër 2025”.

Takimi do të luhet në ora 16:00 në stadiumin “Loro Boriçi” dhe do të transmetohet në RTSH 2. Ndërkohë FSHF njofton të gjithë tifozët se hyrja në stadium do të jetë falas.

Pavarësisht emrit të kundërshtarit, vajzat kuqezi të drejtuara nga trajneri Grima, synojnë një rezultat pozitiv në këtë përballje. Më 29 tetor, kuqezezat do të luajnë takimin e dytë ndaj norvegjezëve në Oslo.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.