Categories: Lajme

Shqipëri – Poloni, Balla : Policia të mos lejojë shfaqje huliganizmi mes tifozëve!

Në prag të takimit Shqipëri-Poloni e vlefshme për Gjermani 2024, që do të luhet të dielën në Stadiumin “Air Albania”, Ministri i brendshëm Taulant Balla i ka bërë thirrje policisë për rritur nivelin e sigurisë në stadiume dhe të mos lejojë shfaqje huliganizmi mes tifozëve.

Gjatë një takimi me zyrtarë të policisë zoti Balla tha se “Na duhet një nivel tjetër sigurie në stadiume, jo vetëm në evenimentet sportive ndërkombëtare, por edhe në garat kombëtare. Policia e Shtetit të mos lejojë asnjë shfaqje huliganizmi gjatë ndeshjes Shqipëri-Poloni. Ndaj kujtdo që shkel rregullat e vendosura nga UEFA, do të dokumentohen shkeljet dhe kërkohen ndërshkime të ashpra” tha ministri Balla. Ai kërkoi ndërmarrjen e kontrolleve të rrepta për posedim të mjeteve piroteknike/flakadanë dhe ndalim të menjëhershëm personave përgjegjës.

Shqetësimet e ministri Balla duket se kanë ardhur pas ngjarjeve të dhunshme në takimin Tirana – Beshiktash, në fillim të muajit të kaluar e vlefshme për Ligën e Konferencës ( Conference League ). Pas përfundimit të ndeshjes, Policia e Tiranës arrestoi dhe dërgoi në komisariat 14 persona nga të dyja skuadrat. Disa prej tyre përballen me kallëzime penale për dhunë dhe dëmtim të pronës. Disa prej tifozëve të arrestuar nga policia u konstatuan se posedonin armë dhe mjete piroteknike.

Për shkak të hedhjes së sendeve të forta në fushë, pushtimi i fushës së lojës, bllokimi i kalimeve publike apo edhe mjetet piroteknike të hedhura në fushë, Tirana ka një gjobë prej 18.750 euro për të paguar në UEFA. Më parë dhe Besiktasi ishte dënuar me shumën e 40 mijë dollarëve.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Kërcënimi për bombardim- Udhëheqësi suprem i Iranit i drejtohet Trump: Do merrni goditje të fortë

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka reaguar pas kërcënimeve të presidentit amerikan Donald…

16 minutes ago

Kërcënimet e Trump- Kryeministri i Groenlandës: SHBA nuk do e marrë kurrë territorin tonë

Kryeministri i ri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës…

18 minutes ago

Paris, Marie Le Pen dhe 8 eurodeputetë shpallen fajtorë për përvetësim të fondeve të BE-së

Gjykata e Parisit shpalli fajtorë lideren e ekstremit të djathtë, Marie Le Pen, dhe 8…

20 minutes ago

Hoxha merr pjesë në Samitin për sigurinë Kufitare, mbahet në Angli

 Në dy ditët e ardhshme, në Londër mbahet Samiti për Sigurinë Kufitare: Krimi i Organizuar…

23 minutes ago

Kredi me 0 % interes për banesë, Gonxhja: 1,000 aplikime deri tani, afati i fundit është 10 prilli

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja njoftoi sot se mbi 1,000 aplikime janë…

25 minutes ago

Mobilizimi UÇK që ndodhi 26 vjet më parë

 Ushtria Çlirimtare e Kosovës më 31 mars 1999 vendosi për një mobilizim të përgjithshëm për…

4 hours ago