Categories: LajmeSportFutboll

Shqipëri-Republikë Çeke “e treguar” nga… statistikat

Duelet mes Shqipërisë dhe përfaqëseses të Republikës Çeke nuk kanë shumë histori për të treguar, por nëse rrezultati do të jetë i favorshëm për kuqezinjtë të enjte atëherë kjo përballje merr komplet tjetër kuptim…

Të enjten Shqipëria dhe Republika Çeke do të ndeshen me njëra tjetrën për herë të tretë. Sa i përket dueleve direkte është më e favorizuar ekipi rival pasi ka mundur të fitojë në miqësoren e luajtur më 8 qershor të 2021-it. Në atë ndeshje Shik kaloi vendasit në avantazh ndërkohë që Cikalleshi ishte autor i golit të barazimit të përkohshëm. Masopust dhe Celustka rrealizuan dy golat, të cilët i dhanë fitoren ekipit çek. Ndeshja e dytë historike e luajtur mes dy përfaqësuesve është ajo e mbajtur më 7 shtator të këtij viti ku Shqipëria arriti të barazonte me anë të Bajramit.

Sa i përket statistikave të kësaj fushate Shqipëria dhe Republika Çeke janë dy formacionet me mbrojtjet më të mira. Shqipëria ka pësuar 3 gola në 5 ndeshje ndërsa çekët vetëm 2 në 4 takime. Ekipi i Silhavit nuk ka pësuar asnjë humbje deri më tani.  

Shqipëria është kualifikuar vetëm një herë në fazën finale të Europianit. Bëhet fjalë për atë të “Euro 2016”. Ndërsa Republika Çeke ka një traditë të madhe në këtë drejtim. Në 1996-ën arritën deri në finalen e madhe. Çekët kanë mundur që të kualifikohen edhe në edicionet Europianit në 2000-in (u eleminuan në grupe), 2004-ën (gjysëmfinale), 2008-ën (u eleminuan në grupe), 2012-ën (u eleminuan në çerekfinale), 2016-ën (u eleminuan në grupe) dhe 2020-ën (u eleminuan në çerekfinale).

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

2 days ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

2 days ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

2 days ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

2 days ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

2 days ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

2 days ago

This website uses cookies.