Categories: AktualitetLajme

Shqipëri-Turqi, 100 vjet marrëdhënie diplomatike,  MEPJ: Si dy aleatë të NATO-s, kontribuues për ruajtjen e paqes në rajon!

100 vjet më parë, më 15 dhjetor 1923, Shqipëria dhe Turqia vendosën marrëdhëniet diplomatike dhe nënshkruan Traktatin e Miqësisë.

Me këtë rast Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme vlerëson se partneriteti strategjik dhe miqësia e qëndrueshme mes dy vendeve janë më të forta se kurrë.

“Si aleatë të NATO-s dhe partnerë strategjik ne rikonfirmojmë angazhimin tonë për të thelluar më tej bashkëpunimin dypalësh dhe atë shumëpalësh për të punuar së bashku drejt një të ardhmeje të paqtë, më të sigurt dhe të begatë” shkruhet në deklaratë.

MEPJ thekson se gjatë gjithë vitit 2023, ky përvjetor i rëndësishëm është festuar me konferenca, ekspozita dhe koncerte të organizuara në Ankara dhe Tiranë. “Marrëdhëniet Shqipëri-Turqi e marrin fuqinë e tyre nga historia e përbashkët dhe lidhjet e forta sociale dhe kulturore. Bazuar në këtë sfond të rrënjosur thellë, marrëdhëniet dypalëshe u ngritën në Partneritet Strategjik me nënshkrimin e Deklaratës së Përbashkët
Politike për Krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë nga Presidenti Recep Tayyip Erdoğan dhe Kryeministri Edi Rama, më 6 janar 2021, në Ankara”, vijon deklarata e MEPJ-së.

MEPJ vlerëson se solidariteti shembullor i treguar nga populli turk dhe ai shqiptar pas tërmeteve shkatërruese që morën shumë jetë në të dy vendet, është një pikë nderi.

“Si dy aleatë në NATO dhe vende kandidate për në BE, Shqipëria dhe Turqia janë kontribuues neto për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkan. Bashkëpunimi i ngushtë në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare do të vazhdojë. Duke ndarë një vizion të përbashkët për një të ardhme të begatë në rajonin tonë, Shqipëria dhe Turqia janë të vendosura të konsolidojnë dhe thellojnë më tej Partneritetin e tyre Strategjik në të gjitha fushat në nivel dypalësh, rajonal dhe global” shkruhet në njoftim.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Muzeu “Marubi”, vjen në Tiranë dinastia e fotografëve që fiksoi historinë e Shqipërisë

Në trashëgiminë kulturore të Shkodrës, një vend të rëndësishëm zë Muzeu Kombëtar "Marubi", që ka…

8 minutes ago

Para takimit me Starmer, Trump: Europa duhet të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se varet nga Europa të ofrojë garanci sigurie për…

12 minutes ago

Gjenden pa shenja jete aktori fitues i çmimit Oscar, Gene Hackman dhe gruaja e tij

Aktori Gene Hackman dhe gruaja e tij janë gjetur pa shenja jete në shtëpinë e…

15 minutes ago

Dënimi me burg i Dodik, reagon DASH: Kundërshtojmë çdo veprim që do të minonte sigurinë e Bosnjës

Një ditë pas dënimit me 1 vit burg dhe ndalim ushtrimi detyre për 6 vite…

17 minutes ago

Ministrja Pirdeni: Nga data 3 mars ndalohet çdo rekrutim në administratë

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni ka bërë të ditur sot…

20 minutes ago

Celibashi, Dumani dhe Çela firmosin protokoll të përbashkët për integritetin e zgjedhjeve 2025

Në mjediset e KQZ, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani dhe…

24 minutes ago

This website uses cookies.