Categories: LajmeSportFutboll

Shqipëri U19, trajneri Bulku për miqësoret ndaj Turqisë: Morëm sinjale pozitive

Me dy ndeshjet ndaj Turqisë, përfaqësuesja kuqezi e 19-vjeçarëve mbylli dhe testet miqësore për këtë vit, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet kualifikuese të raundit të parë për Kampionatin Europian për këtë grupmoshë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ervin Bulku mori një barazim dhe një humbje përballë përfaqësueses turke. Por pavarësisht rezultateve, tekniku kuqezi thekson në një prononcim për fshf.org se stafi mori sinjalet që priste.

“Duke parë dy ndeshjet përpara Turqisë, ato ndaj Azerbajxhanit, skuadra u paraqit shumë më ndryshe. Një skuadër me grintë dhe që luftoi përballë një kundërshtari që kualifikohet gjithmonë në Elite Round. Dihet forca e Turqisë, por ne bëmë një paraqitje shumë të mirë. Ndeshjen e parë mund ta kishim fituar me pak kujdes, por edhe barazimi është mjaft i mirë. Morëm ato sinjale që prisnim nga çunat” – thotë trajneri Bulku, i cili nënvizon se kjo është me 90% skuadra që do të përfaqësojë Shqipërinë në kualifikueset e ardhshme të Kampionatit Europian për grupmoshën U-19.

Tekniku kuqezi bën gjithashtu thirrjen ndaj shtetit dhe Presidencës shqiptare për të pajisur me pasaporta katër futbollistë shqiptarë që janë pjesë e rëndësishme e këtij ekipi.

“Mendoj që me 90% skuadra do të jetë e njëjta. Për momentin po presim që të pajisen me pasaporta katër futbollistë që janë pjesë e rëndësishme e grupit tonë. Shpresojmë edhe në bashkëpunimin e shtetit dhe Presidencën që t’i pajisim këta djem me pasaporta brenda muajit nëntor, që të jenë të gatshëm për t’u angazhuar në eliminatoret e Kampionatit Europian. Kemi formuar një grup ku mendojmë që mund të përballojmë me sukses ndeshjet e Europianit ku do të bëjmë të pamundur që të kualifikohemi. Do të jemi të kujdesshëm që ta përgatisim skuadrën shumë mirë nga ana psikologjike dhe taktiko-fizike” – thotë trajneri Ervin Bulku për fshf.org.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

7 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

7 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

7 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

7 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

7 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

7 hours ago

This website uses cookies.