Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja së bashku me ambasadoren e Zvicrës në vendin tonë, Ruth Huber, firmosën sot në Tiranë një marrëveshje për punësimin dhe aftësimin e të rinjve në vendin tonë.
Në një postim në faqen e Facebook, ministri bënë me dije se, “Projekti “Aftësi për punë – faza III”, i mbështetur nga qeveria zvicerane, synon të përmirësojë arsimin dhe formimin profesional në vendin tonë, duke e përshtatur atë me kërkesat e tregut të punës.
Sipas tij, nga kjo marrëveshje përfitojnë të rinjtë shqiptarë, nga të gjitha grupet sociale, të cilët do të kenë akses në programe arsimore dhe trajnime profesionale të orientuara drejt punësimit.
“Sektori privat do të përfshihet më shumë në përcaktimin dhe financimin e arsimit profesional, duke e bërë atë më të dobishëm dhe praktik. Do të rritet cilësia dhe gjithëpërfshirja e sistemit të formimit profesional, duke krijuar mundësi të reja për grupet më në nevojë,” deklaroi ministri.
Projekti mbështet reformat për një treg pune më dinamik dhe për një zhvillim të qëndrueshëm në Shqipëri.
Në përfundim Gonxhja nënvizon se, ky bashkëpunim është një hap i madh drejt fuqizimit të kapitalit njerëzor dhe zhvillimit ekonomik të vendit tonë.
Roma duke eliminuar Porton nga Liga e Europës, mund t’i ketë hapur rrugën rivalëve të…
Debutimi i Robin Van Persit, dëmtimet në radhët e Interit dhe besimi i gjashtë futbollistëve…
Ushtria masive Terrakota e Kinës, e gjetur në Xi'An, është një nga gjetjet arkeologjike më…
Ish-presidenti Alfred Moisiu, i pranishëm në një aktivitet përkujtimor të komunitetit çam në Elbasan, përcolli…
Gjimnazi “28 nëntori” në Shkodër organizoi një konkurs në lëndët shkencore mes viteve të para…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se “koalicioni i krijuar i PD dhe…
This website uses cookies.