Shqipëria 15 vite në NATO, Ambasada Amerikane: Krenarë të punojmë në përpjekjet rajonale dhe globale të sigurisë

Në kuadër të 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Ambasada Amerikane ka shprehur krenarinë për punën e përbashkët në përpjekjet rajonale dhe globale të sigurisë.

Ambasada Amerikane shkruan se NATO ka kapacitetin ushtarak për të ndërmarrë operacione parandaluese dhe menaxhuese të krizave e vetme ose në bashkëpunim me vende të tjera dhe organizata ndërkombëtare.

Teksa Shqipëria shënon 15 vite si aleate në NATO këtë javë, jemi krenarë të punojmë së bashku në përpjekjet rajonale dhe globale të sigurisë. NATO është kontribuese aktive dhe kryesore për paqen dhe sigurinë në botë. Një nga detyrat kryesore të NATO-s është parandalimi dhe menaxhimi i krizave të sigurisë, i cili mund të vijë në formën e misioneve të NATO-s. NATO çon përpara vlerat demokratike dhe është e përkushtuar për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve. Megjithatë, nëse përpjekjet diplomatike dështojnë, NATO ka kapacitetin ushtarak për të ndërmarrë operacione parandaluese dhe menaxhuese të krizave e vetme ose në bashkëpunim me vende të tjera dhe organizata ndërkombëtare”, shkruan Ambasada në rrjetin social Facebook.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.