Në kuadër të 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Ambasada Amerikane ka shprehur krenarinë për punën e përbashkët në përpjekjet rajonale dhe globale të sigurisë.
Ambasada Amerikane shkruan se NATO ka kapacitetin ushtarak për të ndërmarrë operacione parandaluese dhe menaxhuese të krizave e vetme ose në bashkëpunim me vende të tjera dhe organizata ndërkombëtare.
“Teksa Shqipëria shënon 15 vite si aleate në NATO këtë javë, jemi krenarë të punojmë së bashku në përpjekjet rajonale dhe globale të sigurisë. NATO është kontribuese aktive dhe kryesore për paqen dhe sigurinë në botë. Një nga detyrat kryesore të NATO-s është parandalimi dhe menaxhimi i krizave të sigurisë, i cili mund të vijë në formën e misioneve të NATO-s. NATO çon përpara vlerat demokratike dhe është e përkushtuar për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve. Megjithatë, nëse përpjekjet diplomatike dështojnë, NATO ka kapacitetin ushtarak për të ndërmarrë operacione parandaluese dhe menaxhuese të krizave e vetme ose në bashkëpunim me vende të tjera dhe organizata ndërkombëtare”, shkruan Ambasada në rrjetin social Facebook.
Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të dinastisë Marubi, një prej emrave më të njohur…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon publikimin e të dhënave nga numërimi i votave…
Ministria e Financave ka lajmëruar se me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore të 2025 për partitë politike që do…
Në një kohë kur sistemi i drejtësisë po vuan nga mungesa e magjistratëve, boshllëk që…
Të shtunën, besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit. Me këtë rast, teologu Arben Halluni, zëvendësmyfti…
This website uses cookies.