Shqipëria 15 vjet në NATO, Peleshi: Përkushtimi ynë ndaj vlerave euroatlantike do të mbetet i pandryshuar

15 vjet më parë Shqipëria u bë zyrtarisht anëtare me të drejta të plota e Aleancës më të fortë politiko-ushtarake të NATO-s. Në këtë përvjetor ajo qëndron e palëkundur në misionin e saj krah SHBA dhe aleatëve e partnerëve të saj, në mbrojtje të paqes dhe sigurisë në Botë.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi shpreh qëndrimin e palëkundur të qeverisë shqiptare për të vijuar rrugëtimin e përbashkët drejt një të ardhmeje të sigurt.

“Krenarë që jemi pjesë e kësaj historie. Përkushtimi ynë ndaj vlerave euroatlantike do të vazhdojë të mbetet i pandryshuar”, shprehet Ministri Peleshi në mesazhin e tij me rastin e përvjetorit të 15-të të anëtarësimit në NATO.

Ministri Peleshi e konsideron anëtarësimi i Shqipërisë në NATO një moment historik dhe dëshmi të dedikimit të vendit tonë për sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

“Në këto vite, vendi ynë ka treguar përkushtim të palëkundur ndaj vlerave të Aleancës dhe ka kontribuar në misionet e paqes dhe sigurisë nëpër botë. Mirënjohje të gjithë efektivëve të Forcave të Armatosura për kontributin dhe angazhimin tuaj për të bërë këtë rrugë të mundur. Vazhdojmë të punojmë për një të ardhme më të sigurt dhe të qëndrueshme për të gjithë”, tha Peleshi.

Me pjesëmarrjen e efektivëve më të mirë të Forcave të Armatosura në misionet ndërkombëtare, Shqipëria i është bashkuar përpjekjeve të Aleancës për të përballuar sfidat e sigurisë, duke u vlerësuar si një aleate dinjitoze e NATO-s.

Në përmbushje të detyrimeve ndaj Aleancës Shqipëria ka rritur ndjeshëm mbështetjen buxhetore për mbrojtjen, duke arritur objektivin 2 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe vijon modernizimin dhe rritjen e kapaciteteve brenda Forcave të Armatosura.

Gjithashtu më 4 mars 2024 u inaugurua baza taktike ajrore e NATO-s në Kuçovë, e cila do të jetë në funksion të misioneve të NATO-s, si pika e vetme strategjike e Aleancës në Ballkanin Perëndimor.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.