Shqipëria mbush 16 vite si anëtare e familjes së madhe euroatlantike. Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, ka shprehur krenarinë e të qenit pjesë të NATO-s prej 16 vitesh, ndërsa thekson se nuk do të ndalen në misionin për modernizimin e mbrojtjes, me kapacitete të reja luftarake dhe strategjike.
“4 Prill-Shqipëria 16 vite në NATO! Një rrugëtim përkushtimi dhe kontributi në sigurinë euroatlantike!
Anëtarë të një familjeje të madhe që sot mbush 76 vjeç dhe krenarë për rreshtimin në krah të aleatëve tanë pa u ndalur në misionin për modernizimin e mbrojtjes tonë, sot me ushtrinë më të mirëpaguar në rajon, me kapacitete të reja luftarake dhe strategjike, investime në infrastrukturë dhe industrinë ushtarake.
Krenar që sot Shqipëria vijon të jetë një faktor kyç në arkitekturën e sigurisë së NATO-s.”, shkruan Vengu në rrjetin social Facebook.
NATO feston këtë 4 prill 76 vjetorin e mbrojtjes kolektive. Që nga krijimi i saj më 4 prill 1949, Aleanca transatlantike është rritur nga 12 anëtarë themelues në 32 vende anëtare, të gjithë duke punuar së bashku për të mbajtur njerëzit tanë të sigurt. Një komunitet aleatësh i lidhur së bashku nga vlerat e përbashkëta të demokracisë, lirisë individuale, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, NATO feston përvjetorin e saj më 4 prill në selinë e NATO-s në Bruksel dhe në samitin më 9-11 korrik në Uashington, DC , ku u nënshkrua traktati themelues i saj.
Gjatë viteve 2004 – 2008, Shqipëria ka vazhduar procesin e konsultimeve me NATO gjatë takimeve të përvitshme që janë zhvilluar në kuadër të MAP, PARP dhe Ministerialit të NATO/EACP etj. Shqipëria ishte e angazhuar në përmbushjen e 43 objektivave të partneritetit, që përcaktonin masat për të aftësuar më tepër Forcat tona të Armatosura për të operuar së bashku me forcat e Aleancës.
FASH kanë dhënë një kontribut domethënës në operacionet e mbështetjes së paqes të drejtuara nga NATO, por edhe BE e OKB. Janë pikërisht këto kontribute që ndikuan që Shqipëria të shihej si një vend që prodhonte siguri, në vend që të konsumonte atë.
FASH krahas pjesëmarrjes në misione luftarake kanë realizuar edhe një numër aktivitetesh të tjera të përbashkëta me NATO të natyrës stërvitje, konferenca, etj.
Që nga anëtarësimi zyrtar i Shqipërisë në NATO ka nisur të zbatohet plani i integrimit që nënkupton reformimin e thellë të sektorit të sigurisë e mbrojtjes me qëllim ndërveprimin e plotë me NATO.
SHBA-ja e jugut është prekur nga stuhitë të forta dhe tornadot, duke lënë të paktën…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u takua me pensionistët, duke i kritikuar ashpër masat…
Kryeministri Edi Rama ka marr pjesë në takimin inaugurues të Komitetit të Përbashkët Konsultativ Ekonomik…
Zalgiris ka mundur Partizanin e Beogradit 70-66 duke i shkaktuar eliminimin nga faza më tej…
Kongresi i 49-të i zakonshëm i UEFA-s mblodhi sot në Beograd Presidentët dhe Sekretarët e…
Rritja e cilësisë së punës dhe jetës nëpërmjet dialogut social dhe efektiv në Ballkanin Perëndimor,…
This website uses cookies.