Shqipëria 200 % rritje të turistëve gjatë korrikut, Rama: Pasqyrë e “boshatisjes” së Shqipërisë këtë vit

Shqipëria ka shënuar një rritje me mbi 200 % të numrit të pasagjerëve gjatë muajit korrik 2024, krahasuar me korrikun e 2019. Këto janë të dhënat e Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve, ku Shqipëria kryeson renditjen për fluksin dhe rritjen e numrit të pasagjerëve. Shifrat tregojnë se Shqipëria po preferohet shume edhe nga vendet si Japonia, Australia dhe Zelanda e Re.

Të dhënat janë komentuar edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili u kthen përgjigje të gjithë kritikave apo deklaratave se vendi ynë ka qenë i boshatisur nga turistët këtë vit.

“Ja edhe tabela e Këshillit Ndërkombëtar Të Aeroporteve për korrikun, ku përsëri Shqipëria kryeson me rritjen e jashtëzakonshme mbi 200% të numrit të pasagjerëve, e cila është pasqyrë shumë e qartë e “boshatisjes” së Shqipërisë nga turistët këtë vit. Është e habitshme po jo edhe aq, që ky sukses i cili po e ngre vazhdimisht imazhin e Shqipërisë në botë, përveçse po sjell të vlera të reja të shtuara për ekonominë, disa shqiptarëve mes nesh u acaron nervat dhe u nxjerr nga goja gjithfarë çudirash.Ka prej tyre që thonë se këta miliona njerëz që kanë udhëtuar drejt Shqipërisë këtë vit gjermëtani, qenkan të tërë shqiptarë të larguar nga qeveria e poshtër, të cilët vijnë për të parë njerëzit e tyre! Po edhe sikur të ishte e vërtetë kjo çudi dhe 4 mijë japonezët, 20 mijë australianët apo 35 mijë kanadezët që kanë zbritur këta muaj nga avionët në Tiranë të jenë të gjithë shqiptarë, pyetja është pse nuk erdhën më parë dhe çfarë i solli këtë vit?”, shkruan Rama.

Shqipëria po kthehet në një destinacion të preferuar për turistët e huaj, ku gjithnjë e më shumë mediat prestigjioze të huaja i kanë kushtuar shkrime bukurive të natyrës së vendit tonë dhe kanë rekomanduar pushimet në ujërat e kristalta të Rivierës shqiptare.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.