Shqipëria anëtare e Qendrës së Ekselencës, Rama: Anëtarësimi kompleton pjesëmarrjen e vendeve të BE dhe NATO
Kryeministri Edi Rama, bëri të ditur të enjten se Shqipëria është zyrtarisht anëtare e Qendrës Evropiane të Ekselencës kundër Kërcënimeve Hibride në Helsinki.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama bën të ditur se anëtarësimi kompleton pjesëmarrjen e të gjitha vendeve të BE dhe NATO në këtë organizatë, për të mundësuar kështu një qasje të unifikuar mes aleatësh kundër kërcënimeve hibride, Dizinformimit dhe Manipulimit të Informacionit nga Shtetet e Huaja.
“Shqipëria është zyrtarisht anëtare e Qendrës Evropiane të Ekselencës kundër Kërcënimeve Hibride në Helsinki. Anëtarësimi kompleton pjesëmarrjen e të gjitha vendeve të BE dhe NATO në këtë organizatë, për të mundësuar kështu një qasje të unifikuar mes aleatësh kundër kërcënimeve hibride, Dizinformimit dhe Manipulimit të Informacionit nga Shtetet e Huaja”, shkruan Rama.