Lajme

Shqipëria anëtarësohet në GSTC, më 6 dhjetor mbahet “Konferenca për Turizmin e Qëndrueshëm”

Shqipëria është vendi më i ri anëtar i Këshillit Global të Turizmit të Qëndrueshëm (GSTC). Në vijim të memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar më herët Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe GTSC, më datë 6 dhjetor do të organizohet  në Tiranë “Konferenca për Turizmin e Qëndrueshëm” me pjesëmarrje nga Këshilli Global i Turizmit të Qëndrueshëm (GSTC), përfaqësues të Organizatës Botërore të Turizmit si dhe përfaqësues të sektorit privat të turizmit dhe industrisë nga rajoni.

Shqipëria ka një qasje unike ndaj turizmit që reflektohet edhe në politikat tona. Jemi nga të paktat vende ku turizmi dhe mjedisi drejtohen nga e njëjta ministri, duke krijuar një sistem të brendshëm kontrolli dhe balancimi. Qëllimi ynë është të zhvillojmë turizmin si sektorin kryesor të ekonomisë sonë, por ne jemi po aq të përkushtuar për ta bërë atë në mënyrë të qëndrueshme, duke u kujdesur për mjedisin tonë natyror. Barometri i Turizmit i OKB-së tregon se Shqipëria kryeson Evropën në rritjen e vizitorëve ndërkombëtarë. Ndërkohë, ne kemi përcaktuar mbi 21% të territorit tonë si zona të mbrojtura, me parqe kombëtare dhe natyrore që ofrojnë mundësi të mëdha për ekoturizëm si Vjosa, lumi i fundit i egër i Evropës. Kam besim se GSTC do të na ndihmojë edhe më shumë drejt objektivave tona për një turizëm të qëndrueshëm që respekton mjedisin”, u shpreh ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.

CEO i GSTC, Randy Durband shprehu angazhimin për të bashkëpunuar në promovimin e praktikave të qëndrueshme të turizmit:

“Ne jemi të kënaqur që Ministria e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë i është bashkuar rrjetit tonë global si anëtar i GSTC dhe jemi të përkushtuar për të promovuar praktikat e qëndrueshme të turizmit. Ne mezi presim të punojmë me ta për të avancuar praktikat e qëndrueshme të turizmit në vendin e tyre”, theksoi ai.

Më herët, gjatë muajit tetor, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit prezantoi Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2024-2030 me fokus prezantimin e Shqipërisë si një destinacion turistik i formalizuar dhe i larmishëm. Bazuar në gjashtë shtylla kryesore, duke përfshirë investimet, politikat fiskale dhe rregullatore në turizëm, menaxhimin e destinacionit, zhvillimin e produkteve turistike, marketingun dhe trajnimin e profesionistëve të kualifikuar, strategjia synon të rrisë të ardhurat nga turizmi dhe të reduktojë natyrën sezonale të turizmit duke shtrirë ofertën turistike gjatë gjithë vitit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

U përpoq të vendoste ligjin ushtarak, ligjvënësit e Koresë së Jugut mocion për shkarkimin e Presidentit Yoon

Ligjvënësit e Koresë së Jugut kanë nisur procedurat e shkarkimit të Presidentit Yoon Suk Yeol…

2 minutes ago

Horoskopi për ditën e sotme, 4 dhjetor 2024

DashiKoha është në anën tuaj sot-më në fund! Pas një periudhe të gjatë ndjesie sikur…

5 minutes ago

Parashikimi i motit, e mërkurë, 4 dhjetor 2024

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet…

7 minutes ago

Reagon ministri i Mbrojtjes të Malit të Zi për ushtarin që bëri shqiponjën në 112-vjetorin e Pavarësisë

Pjesëtari i Forcave të Armatosura të Malit të Zi, David Gorvokoviç, ka festuar 112-vjetorin e…

17 hours ago

Zbërthehet një tjetër aplikacion që përdorej nga grupet kriminale, hetimet zbuluan 2.3 milionë mesazhe në 33 gjuhë

Një ekip i përbashkët hetimor që përfshin autoritetet franceze dhe holandeze ka zbërthyer një tjetër…

17 hours ago

Rikthehet në funksion kanali vaditës – I shërben 4 fshatrave të Gurit të Zi, i harruar prej vitesh

I ndërtuar prej më shumë se 30 vitesh, por i lënë në harresë, kanali vaditës…

18 hours ago

This website uses cookies.