“Shqipëria bëhet” nis takimet/ Lapaj nga Mirdita: Po luftojmë me një strukturë kriminale, mos na lini vetëm

lapaj shqiperia behet
Pas zyrtarizimit të lëvizjes politike “Shqipëria Bëhet”, avokati Adriatik Lapaj ka nisur takimet në rrethe.Ndalesa e parë e kësaj lëvizje ishte Mirdita, ku ju bashkuan dhjetra qytetar.Ata u mblodhen në sheshin “Abat Doçi” të Rrëshenit, duke u bërë pjesë diskutimeve mbi kauzat e ngritura dhe problematikat e zonës.Do krijojmë një bashkim të madh të qytetareve të këtij vendi, për të kërkuar njëherë e mire vendosjen e rregullave demokratike në shqipëri që askush të mos e mbajë më të shtypur këtë popull tha drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj.
Në fjalen e tij në këtë takim aktivisti Mirditor Besnik Paci tha se kjo zonë është shkelur përgjatë këtyre 32 viteve pseododemokraci, duke i grabitur të gjitha pasuritë.
Lëvizja politike “Shqipëria Bëhet” do të zhvilloj takime me qytetaret në 61 bashkitë e vendit si dhe në të gjithë shtetet e botës ku jetojnë shqiptar.