Categories: AktualitetLajme

Shqipëria dhe Gjermania, bashkë kundër rreziqeve të ndryshimeve klimatike

Shqipëria dhe Gjermania synojnë të forcojë menaxhimin e rreziqeve klimatike në Shqipëri dhe të mbrojë më mirë popullsinë ndaj tyre.

Një marrëveshje e përbashkët “ALBadapt” u nënshkrua nga Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner.

Ambasada gjermane thekson se, Shqipëria është një nga vendet më të prekura nga rreziqet klimatike në Evropë.

Ngjarjet ekstreme të motit si reshjet e dëndura, përmbytjet, temperaturat ekstreme, thatësirat dhe zjarret në pyje po shtohen. Çdo vit, rreth 50,000 shqiptarë preken nga përmbytjet!

Për t’u përballur me këto kërcënime, Shqipërisë i duhen sisteme të përmirësuara të informacionit për klimën dhe motin. Për fat të keq, deri më tani është i vetmi vend në Evropë pa një shërbim hidrometeorologjik të besueshëm.

ALBadapt synon fuqizimin e Shërbimit Meteorologjik. Përmirësimin e Shërbimit Kombëtar të Meteorologjisë për parashikime dhe paralajmërime të sakta.

ALBadapt synon edhe sistemin e Paralajmërimit të Hershëm me ngritjen e një sistemi më të mirë të paralajmërimit të hershëm për të përgatitur njerëzit dhe institucionet për fatkeqësitë natyrore.

Sa i përket masave të përshtatjes, synohet mbështetja e bashkive në investime për zgjidhje të qëndrueshme dhe rezistente ndaj klimës.

Falë mbështetjes së Gjermanisë, Zvicrës dhe Green Climate Fund (GCF), do të vihen së shpejti në dispozicion mbi 36 milionë euro për të përgatitur Shqipërinë për ndryshimet klimatike.

Ky projekt është pjesë e Partneritetit Rajonal për Klimën, një nismë e Kancelarit Scholz për të forcuar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes së klimës në rajon.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

9 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

9 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

9 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

9 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

9 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

10 hours ago

This website uses cookies.