Categories: AktualitetLajme

Shqipëria dhe Gjermania nënvizojnë bashkëpunimin intensiv në luftën ndaj krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, priti ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri,  Karl Bergner, dhe përfaqësuesit e Zyrës Federale Kriminale (BKA) në Tiranë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë dhe profesional me Zyrën Federale Kriminale të Gjermanisë dhe përfaqësuesit e saj në Tiranë, shkëmbimin e shpejtë të informacioneve dhe operacionet e përbashkëta mes dy policive.

“Globaliteti i botës së krimit, që me zhdërvjellësi synon të arrijë qëllime kriminale, duke cenuar ligjin, rendin e sigurinë, na shtyn ne, si institucione e agjenci të zbatimit të ligjit, të jemi më pranë njëri-tjetrit. Ne kemi për detyrë t’u garantojmë qytetarëve tanë rend e siguri. Në një botë gjithnjë e më të hapur, kjo realizohet vetëm me ndërveprim, operativitet dhe profesionalizëm”, u shpreh Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku.

Në këtë kuadër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit vlerësoi kontributin e veçantë për bashkëpunimin mes dy policive të z. Holger Primas, i cili përfundoi detyrën e tij si oficer i kontaktit të BKA-së në Shqipëri.

Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku i dha z. Holger Primas certifikatën “Për shërbime të dalluara”.

Nga ana e tij, ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner, falënderoi Policinë e Shtetit për bashkëpunimin. “Siguri juaj është edhe siguria jonë”, u shpreh z. Bergner.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

13 hours ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

13 hours ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

14 hours ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

14 hours ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

14 hours ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

14 hours ago

This website uses cookies.