Categories: AktualitetLajme

Shqipëria dhe Italia rinisin bashkëpunimin doganor

Drejtorin e Administratës Doganore Shqiptare Genti Gazheli u prit të enjten në Romë nga Drejtori i Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve Roberto Alesse dhe Komandanti i Përgjithshëm i Policisë Financiare Andrea De Gennaro, ku ranë dakord për nevojën e forcimit të bashkëpunimit mes dy vendeve, bëhet e ditur në njoftimin zyrtar.

Të mbështetura nga aktivitetet e nisura kohë më parë me marrëveshjet e ndihmës së ndërsjellë, shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit administrativ, të nënshkruara përkatësisht në vitet 1998, 2003 dhe 2022 dhe nga marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, të tre autoritetet doganore kanë vendosur të intensifikojnë më tej përpjekjet e përbashkëta për të garantuar ligjshmërinë dhe sigurinë në aktivitetet tregtare ndërkufitare.

Angazhimi i parë do të synojë vlerësimin e çdo përditësimi të nevojshëm të marrëveshjeve ekzistuese, me qëllim nxitjen e afrimit të doganave shqiptare me standardet evropiane në fushën e parandalimit të mashtrimit dhe kontrolleve doganore dhe në të njëjtën kohë, në rritjen e sigurisë së tregtisë duke thirrur periodikisht komisionin e përbashkët të krijuar për bashkërendimin e aktiviteteve të bashkëpunimit.

Administratat gjithashtu kanë rënë dakord që në muajt e ardhshëm të nisin programe të shkëmbimit të përvojave, aktivitete trajnimi, edhe në formën e training on the job dhe shkëmbimin e praktikave të mira, veçanërisht midis porteve italiane të Ankonës, Barit dhe Brindizit dhe ato shqiptare të Durrësit dhe Vlorës.

Nga ADM tashmë janë planifikuar disa module të shkëmbimit të personelit ndërmjet porteve të Barit dhe Durrësit, të financuara nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), në kuadër të programit të unionit Adriacustoms, tenderuar, fitues i të cilit është Italia.

Policia Financiare, e cila ndodhet prej 25 vitesh në Shqipëri me një mision bashkëpunimi për të parandaluar trafikun e paligjshëm nga deti, do të forcojë nismat në sektorin e doganave nëpërmjet ekspertit të saj në detyrë në Ambasadën në Tiranë.

Këto sinergji janë plotësisht në kuadër të formave të bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve dhe Policisë Financiare, të rinovuara së fundmi me nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit të firmosur në Prill 2023.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Vota e diasporës, KQZ përditëson të dhënat: 86 493 aplikime, 53 828 kërkesa të miratuara

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat më të fundit, lidhur me numrin e…

28 minutes ago

Gara për drejtorin e RTSH, Këshilli Drejtues i RTSH përzgjedh kandidatët që vazhdojnë

Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar vijoi procesin e zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të…

15 hours ago

Mistere të pa zbuluara, vendet më të fshehura të planetit

Ndërsa shkencëtarët dhe eksploruesit kanë arritur të zbulojnë dhe dokumentojnë shumë nga misteret e Tokës,…

15 hours ago

Investimet në nënstacionin elektrik, OSHEE njofton për ndërprerje të energjisë në Shëngjin

Në kuadër të investimeve që po realizohen në nënstacionin elektrik të Lezhës, Operatori i Shpërndarjes…

15 hours ago

Ligji për hotelet luksoze, Majko abstenon draftin. Opozita: Dëmton konkurrencën

Ishte radha e Komisionit të Ligjeve për të diskutuar propozimin e deputetit të PS-së, Blendi…

15 hours ago

Gripi rrezikon zemrën, shtohen rastet e të rinjve me miokardit

Prekja nga viruset që po qarkullojnë në vend ka rritur ndjeshëm numrin e pacientëve që…

15 hours ago

This website uses cookies.