Shqipëria dhe Konfederata Zvicerane, marrëveshje për mbështetjen e urgjencave shëndetësore

albani zvicer
Qeveria shqiptare miratoi të mërkurën në parim marrëveshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Konfederatës Zvicerane për mbështetjen, gatishmërinë dhe reagimin ndaj urgjencave shëndetësore, faza fillestare.
Në mbledhjen e qeverisë me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u vendos miratimi në parim i kësaj marrëveshjeje.
Ky është një projekt dypalësh bashkëpunimi dhe zhvillimi mes Shqipërisë dhe Konfederatës Zvicerane.
Konfederata Zvicerane përfaqësohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) e Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës, e cila vepron përmes Ambasadës zvicerane në Shqipëri.