Categories: BotaLajme

Shqipëria do dërgojë 22 ushtarë në misionin e NATO-s në Egje

Shqipëria do të dërgojë ushtarë dhe një anije në misionin e NATO-s në detin Egje, njoftoi të enjten Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi pas mbledhjes së qeverisë.

Vendimi që morëm sot në Këshillin e Ministrave ishte për të dërguar një mision prej 22 ushtarakësh dhe një anije “Iliria” të klasit në misionin e NATO-s në detin Egje,” dha më shumë hollësi zoti Peleshi para gazetarëve. 

Në vlerësimin e tij “kjo është një pjesëmarrje e rëndësishme e Shqipërisë, në kuadrin e kontributeve ne operacionet ndërkombëtare, kryesisht në kuadrin e NATO-s, por edhe të BE-së dhe OKB-së”.

Zoti Peleshi vuri në dukje se, “ne jemi aktivë në KFOR, ku është prezenca më e madhe në Kosovë, jemi prej më shumë se një viti në Bullgari me një togë, jemi ofruar për të dërguar më shumë se 100 ushtarakë në Rumani për të forcuar krahun lindor të NATO-s. Jemi prej 7 vitesh në Letoni, jemi në Irak, Egjipt, Sinaj, në Sudanin e Jugut dhe tani shtohet një mision tjetër dhe bëhen rreth 8 misione ku marrim pjesë në mënyrë aktive.

Angazhimi ynë në këto misione të NATO-s, na bën që të jemi jo vetëm përfitues të sigurisë, por edhe kontribues të paqes dhe sigurisë,” tha ministri Peleshi.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dinastia Marubi, njëqind vite të studios fotografike shqiptare

Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të dinastisë Marubi, një prej emrave më të njohur…

52 minutes ago

Vijon numërimi në Kosovë, LVV kryeson me 80% të votave nga përfaqësitë diplomatike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon publikimin e të dhënave nga numërimi i votave…

56 minutes ago

Pullat fiskale do prodhohen nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë, shpërndarja nis në fund të marsit

Ministria e Financave ka lajmëruar se me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për…

1 hour ago

KQZ miraton fondet vjetore për partitë, regjistron 51 subjekte për zgjedhjet e 11 majit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore të 2025 për partitë politike që do…

2 hours ago

Fluks aplikimesh për Magjistraturën, fokusi te integriteti dhe aftësitë analitike

Në një kohë kur sistemi i drejtësisë po vuan nga mungesa e magjistratëve, boshllëk që…

2 hours ago

Ramazani, mesazhi i zëvendësmyftiut – Teologu Arben Halluni uron besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë

Të shtunën, besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit. Me këtë rast, teologu Arben Halluni, zëvendësmyfti…

2 hours ago

This website uses cookies.