Lajme

Shqipëria do ketë pronën e vet në Bruksel për misionin në BE, qeveria çel fondin

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, dhe Misioni i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian, do të realizojnë procedurën e blerjes së një pasurie të paluajtshme në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës, e cila do të shërbejë si seli e Misionit të Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian, me një fond limit jo më shumë se 240 000 000 (dyqind e dyzet milionë) lekë, sipas rregullave dhe procedurave, të parashikuara në këtë vendim.

“Kreu i Misionit fillimisht identifikon pasuritë e paluajtshme, të llojit ndërtesë dhe truall, të cilat kanë hapësirën e nevojshme për ushtrimin funksional dhe në perspektivë të aktivitetit diplomatik e konsullor, një vendndodhje dhe distancë të përshtatshme nga institucionet qendrore të Bashkimit Evropian dhe garantojnë sigurinë fizike, kanë status të lirë nga çdo ngarkesë apo barrë hipotekore, si dhe nuk kanë kufizime juridike me natyrë përmbarimore dhe gjyqësore dhe propozon jo më pak se 3 (tri) oferta pranë Komisionit.”, thuhet në vendim.

Për vlerësimin e ofertave ngrihet një Komision i Posaçëm, i kryesuar nga zëvendësministri përgjegjës për punët e jashtme, në përbërje të të cilit ka përfaqësues në nivel drejtues nga:

a) ministria përgjegjëse për administrimin e pronës shtetërore;

b) Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar;

c) Avokatura e Shtetit;

ç) Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik.

Ky komisioni do të shqyrtojë ofertat e paraqitura për blerjen pasurisë së paluajtshme, të propozuara, duke vlerësuar plotësimin e kushteve të përgjithshme, të këtij vendimi, si dhe kostot financiare të ofertave të propozuara.

Komisioni mbikëqyr kreun e Misionit në procesin e negociatave për blerjen e pasurisë së paluajtshme dhe lidhjen e kontratës së shitblerjes dhe sipas nevojës, vlerëson në terren gjatë procesit të negociatave përmbushjen e kushteve të përgjithshme.

Komisioni i Posaçëm vlerëson kushtet e projekt-kontratës së shitblerjes së negociuar; vendos shpalljen e ofertës fituese ose skualifikimin e ofertave, sipas rastit.

Në përfundim të procesit të vlerësimit të ofertave, Komisioni i paraqet ministrit një relacion përmbledhës pr procedurën e ndjekur dhe vendimmarrjen e tij. Në rastin kur Komisioni ka shpallur një ofertë fituese, ministri autorizon kreun e Misionit për nënshkrimin e kontratës së shitblerjes.

Pranë ministrisë ngrihet një sekretariat teknik ad hoc i cili ka këto detyra:

a) Asiston Komisionin në mbarëvajtjen e aktivitetit të tij;

b) Organizon takimet e Komisionit;

c) Administron dokumentacionin përkatës tekniko-ligjor për procedurën e blerjes.

Pas nënshkrimit të kontratës, ministria autorizon Misionin që të kryejë pagesat për blerjen e pasurisë së paluajtshme, sipas detyrimeve kontraktore dhe për mbulimin e tarifave shoqëruese që lidhen me finalizimin e procedurës së blerjes.

Pas nënshkrimit të kontratës, kreu i Misionit merr të gjitha masat për regjistrimin e pasurisë së paluajtshme, sipas legjislacionit të shtetit pritës. Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi mbulohen nga buxheti i ministrisë për vitin 2024.

Institucionet, sipas pikës 3, të këtij vendimi, caktojnë përfaqësuesit në Komision, brenda 5 (pes) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. Do të jetë ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ministria përgjegjëse për administrimin e pronës shtetërore, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar, Avokatura e Shtetit dhe Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik për zbatimin e këtij vendimi.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ushtarakët e Kolegjit të Mbrojtjes vizitojnë RTSH – Njihen me rolin e medias në komunikimin publik

Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…

18 hours ago

Kupa, Vllaznia përballë Elbasanit – Hidhet shorti, ndeshje interesante në çerekfinale

Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…

18 hours ago

Lamtumirë legjenda Sabah Bizi – Mijëra persona kanë bërë homazhe në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”

Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…

18 hours ago

Zhvillimi i artit muzikor në Shkodër – Muzikologu Gjyrezi ndalet tek ahengu shkodran dhe studimin e tij

Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…

18 hours ago

Përdorimi i drogës në moshë të re – Dita e të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës, flet neuropsikiatri Gjon Preçi

17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës.  Neuropsikiatri…

18 hours ago

Komplikacionet në shëndetin e mushkërive  – Flet mjekja pneumologe, Lindita Çela Dibra

Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…

18 hours ago

This website uses cookies.