Shqipëria drejt Euro 24, kryeson 1-0 ndaj Moldavisë
![cikalleshi](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2023/11/cikalleshi.jpg?fit=640%2C426&ssl=1)
cikalleshi
Shqipëria kryeson 1-0 në takimin me Moldavinë që po luhet në Kishinau, duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në Euro 24.
Goli u shënua me penallti nga Cikalleshi, pasi më parë gjyqtari dha një 11 në favor të Seferit.
Nëse Shqipëria fiton, kjo do të jetë fitorja e 100-të e saj në takimet ndërkombëtare.
Kuqezinjve iu duhet vetëm një pikë nga ky takim në mënyrë që të kualifikohet në Kampionatin Evropian.
Kjo do të jetë hera e dytë për kombëtaren shqiptare pas asaj të Euro 16 në Paris.
Shqipëria është në vendin e parë në grup me 13 pikë , dy më shumë se Çekia e dyta dhe tri më shumë se Polonia.
Moldavia është e katërta me nëntë pikë.