Shqipëria, e artë në Torino

Shqipëria, e artë në Torino

Tjetër arritje historike për Shqipërinë në Lojërat Olimpike Dimërore Speciale, të cilat janë duke u zhvilluar në Torino. Dy medalje të arta, teksa më parë ishin marrë një medalje e argjendtë dhe një medalje e bronztë po në të njëjtin aktivitet. Kështu Elizon Kacanja është i artë në Ski Alpine në Super Gjigantin për vajza.

Por ndërkohë pas asaj ka ardhur medalja e dytë e artë në Kros Kautri në Ski. E kjo nëpërmjet Stela Sallën, kjo në kategorinë e 50 metrave për vajza.  Në këtë event Shqipëria po përfaqësohet me 6 atletë me aftësi të kufizuara intelektuale në 3 disiplina sportive dimërore dhe kjo për herë të parë në historinë e sportit shqiptar.

Madje përveç skive alpine dhe kros kautrit, sportistët tanë do të marrin pjesë dhe në rrëshqitje në borë. Lojërat Olimpike Speciale Dimërore përfundojnë të dielën dhe me katër medalje, dy të arta, një të argjendtë dhe një të bronztë, Shqipëria është duke bërë gjithçka mirë.

E në fakt priten dhe të tjera medalje. E ky nuk është premtim nga Komiteti Olimpik Special, por një realitet i bukur në këto Lojëra Olimpike Dimërore në Torino. 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.