Shqipëria e humb edhe miqësoren e dytë

Kombëtarja kuqezi është përballur të hënën në një tjetër miqësore me Suedinë, duke synuar të lërë pas atë humbje të hidhur 0-3 në përballjen me Kilin të premten, por ka dalë e mundur edhe nga sfida e luajtur në fushë të huaj. Në fakt, ndeshja që u luajt në Stadiumin “Friends Arena” të kryeqytetit suedez, Stokholmit, ka parë një lojë të bukur të të dyja skuadrave, që i kanë patur minutat e tyre të mira. Ndonëse janë vendasit që e nisin më mirë dhe rrezikojnë me Isakun në minutën e 8-të, Shqipëria reagon dhe Armando Broja depërton në zonë dhe pretendon për një 11-metërsh 4 minuta më vonë, por gjyqtari vazhdon lojën.

Nordikët reagojnë dhe  e synojnë gjithnjë e më tepër portën kuqezi dhe, pas një pasigurie në mbrojtje, është shtylla shpëton Kombëtaren. Pas një aksioni nga e djathta, Forsberg godet drejt portës së Strakoshës, por topi rrok shtyllën dhe përfundon jashtë. Pasi Bajrami ka provuar në minutën e 21-të nga një goditje e lirë, Broja e gjen rrugën e rrjetës dy minuta më pas, por goli anulohet për pozicion jashtëloje. Loja më pas do të bjerë në monotoni, teksa skuadrat nuk arrijnë të ndërtojnë aksione të mirëfillta sulmuese dhe më tepër përqendrohen t’i prishin lojën njëra-tjetrës. Mbyllet kështu me rrjeta të paprekura pjesa e parë.

Por në pjesën e dytë, Suedia ka gjetur golin në minutën e 62-të, me anë të Nilsonit, që ka përfituar nga pasiguria e mbrojtjes kuqezi dhe e ka dërguar topin me kokë në rrjetë. Gjysmëora e mbetur e lojës dhe 5 minutat shtesë do të shohin Kombëtaren të përpiqet dhe rastet nuk kanë munguar, por ai që ka munguar ka qenë finalizimi dhe për rrjedhojë, Suedia mund Shqipërinë me një gol të vetëm, duke u shkaktuar kuqezinjve të Silvinjos humbjen e dytë radhazi në pak ditë.

RTSH Shkodra

Share
Published by
RTSH Shkodra

Recent Posts

Ushtarakët e Kolegjit të Mbrojtjes vizitojnë RTSH – Njihen me rolin e medias në komunikimin publik

Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…

20 hours ago

Kupa, Vllaznia përballë Elbasanit – Hidhet shorti, ndeshje interesante në çerekfinale

Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…

20 hours ago

Lamtumirë legjenda Sabah Bizi – Mijëra persona kanë bërë homazhe në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”

Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…

20 hours ago

Zhvillimi i artit muzikor në Shkodër – Muzikologu Gjyrezi ndalet tek ahengu shkodran dhe studimin e tij

Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…

20 hours ago

Përdorimi i drogës në moshë të re – Dita e të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës, flet neuropsikiatri Gjon Preçi

17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës.  Neuropsikiatri…

20 hours ago

Komplikacionet në shëndetin e mushkërive  – Flet mjekja pneumologe, Lindita Çela Dibra

Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…

20 hours ago

This website uses cookies.